Shfrytëzoje kohën e lirë

(u59u)lumturia ne IslamNjë nga shkaqet që njeriut i sjell lumturinë dhe qetësinë shpirtërore është shfrytëzimi i kohës së lirë.

Ata njerëz që kanë kohë të lirë, kanë për të gjetur arsye për të folurit e tepruar dhe transmetimin e lajmeve të llojllojshme, sepse arsyeja e tyre është e shpërndarë dhe janë të kënaqur që të jenë me të papunët.

Gjendja më e rezikshme, në të cilën mund të zhytet njeriu është koha e lirë, ndërsa njeriu i tillë është i ngjashëm me veturën të cilën e drejton vozitësi pa përvojë.

Nëse ke kohë të lirë, përgatitu për brenga dhe frikë, aq më tepër sepse, i papreokupuar me diç që është e dobishme, ke për të menduar mbi të kaluarën dhe të ardhmen. Zgjidhja është të preokupuarit me vepra frytdhënëse, e jo t’i dorëzohemi kotësisë, sepse ajo njeriun ngadalë, por me siguri e shkatërron.

Gjatë kohës së lirë, vuajtja është e pavërejtur. Në disa burgje në Kinë, të burgosuriti ekspozohen një dënimi shumë të thjesht, por në të njëjtën kohë edhe dënimit të rëndë psikik. Në të vërtetë, dënohen në atë mënyrë duke e vendosur mbi kokat e tyre një  gyp nga i cili për çdo minutë pikon vetëm nga një pikë ujë, dhe i burgosuri praktikisht çmendet duke pritur që mbi të të pikoj pika tjetëre ujit.

Dije që kotësia shpie në pakujdesi dhe që përsosurisht shkatërron vullnetin dhe arsyen e njeriut. Kjo, thënë shkurtimisht, është lufta e cila zhvillohet në vet njeriun.

Nëse je i shqetësuar, menjëherë fale namazin vullnetar ose lexo Kur’an, ose bëj dhikër, ose lexoje një libër të dobishëm, ose shkruaj diç të dobishme, ose rregulloje dhomën tënde të punës, ose rregulloje shtëpinë, ose bëji një shërbim ndokujt, e të gjitha këto, siç thonë njerëzit për ta “mbytur kotësinë” dhe dije që unë jam këshilltari yt isinqertë.

Mjekët autoritativ pohojnë që njeriu ka për ta realizuar 50% të lumturisë në jetë nëse nuk i dorëzohet papunësisë. Edhe një argument se kjo është ashtu, është fakti që njerëzit të cilët merren me diç, për shembull bujqit, furrtarët dhe ata që i punojnë punët e vështira fizike, janë të gëzuar, ata i përfshin ndjenja e lumturisë, ndërsa nga ana tjetër ataqë kanë kohë të tepërt, jetojnë jetë të rëndë, të pikëlluar dhe të përlotur, sikur tëishin të sëmurë rëndë.

Autorë: Aid El-Karni

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!

HAPSIRE REKLAMUESE