Komunikata e BIK-ut
Agjërimi i Ramazanit fillon më 20 korrik
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përmes një komunikate për media, njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e premte më 20 korrik 2012.
“Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së BIK-ut.
Ndërkaq nesër, më 19 korrik, me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në ora 11:00, në selinë e Kryesisë së BIK, u drejtohet besimtarëve dhe popullit të Kosovës me mesazhurimi, shkruan gazeta Zëri.
Gjithashtu mund të lexoni
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!