Sektori i Femrës pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë më 16.06.2012 nga ora 13:30 për nder të natës së Israsë dhe Miraxhit organizoi në sallën e filmit në Podujevë tribunën “Israja dhe Miraxhi”.
Në këtë tribunë kishte femra nga personalitete të shquara të jetës fetare, politike dhe sociale.
Me leximin e disa citateve kur’anore hapjen e bëri nxënësja Pranvera Gashi. Më pastaj fjalën përshëndetëse e mori koordinatorja e Sektorit prof. Fetie Osmani, e cila i përshëndeti të gjitha të pranishmet dhe më pastaj tregoi synimin e Sektorit të Femrës, i cili është duke arritur suksese të mëdha për të tubuar afër vetes femra të profileve të ndryshme, dhe me këtë të fundit të paraqesë edhe synimin e Sektorit për avancimin e femrës drejt sukseseve të saj.
Me pas vijon ligjërata me temën: “Femra, dje dhe sot”, me ligjëruese prof. Selvie Salihu. Një grua që ka dhënë një kontribut të madh në vetëdijesimin e femrës, e cila për shumë vite punoi në Rrjetin e Grave të Kosovës dhe me theks të veçantë punoi për femrën llapjane. Tani kryen detyrën e edukatores.
Rrjedha e programit vazhdoi me ilahi të kënduara nga kori i Sektorit.
Dhe krejt në fund të kësaj tribune u promovua monologu: “Letër të Dërguarit”.
Me prezantimin e saj Jehona Zhitia e bëri edhe më madhore këtë tribunë.
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!