Globus
Ndërron jetë filozofi mysliman, Roxher Garodi
Ditën e mërkurë, ndërroi jetë shkrimtari dhe filozofi mysliman, Roxher Garodi në moshën 99 vjeçare, pas një jete të ngarkuar me aktivitet ideologjik. Vitet e fundit ai qe vënë në mbrojtje të fesë islame dhe vlerave humane, duke kritikuar imperializmin dhe sionizmin, të cilët i patën shpallur luftë në Francë dhe Evropë.
Garodi, i lindur me 17 korrik 1913, konsiderohet si një nga mendimtarët më të shquar francezë dhe shkaktar i debateve të shumta në perëndim, sidomos pasi përqafoi islamin në vitin 1982. Pasi pati pranuar Islamin, ai qe shprehur se ka vënë re se civilizimi perëndimor ka një perceptim të gabuar mbi njeriun dhe se gjatë gjithë jetës së tij, ka kërkuar një domethënie dhe kuptim të jetës, gjë të cilën e ka gjetur tek islami.
Në librin e tij “Islami feja e të ardhmes”, Garodi thotë se zgjodhi islamin pasi konstatoi gjithëpërfshirjen e tij dhe aftësinë për të përfshirë të gjithë popujt dhe fetë e ndryshme. Sipas tij, vetë kjo hapje e Islamit ndaj çdo kulture dhe feje tjetër, e ka bërë atë kaq të fuqishëm dhe të sofistikuar.
Menjëherë pas masakrave të Sabra dhe Shatila në vitin 1982, Garodi dhe një sërë intelektualësh francëzë patën nënshkruar një deklaratë, në të cilën dënoheshin këto masakra çnjerëzore. Libri “Mitet e politikës izraelite” bëri që gjykata ta dënojë në vitin 1988 me akuzën e dyshimit rreth holokaustit, pasi në libër ai hidhte poshtë pretendimet e Izraelit për djegiet e hebrenjve në dhoma gazi nga ana e nazistëve.
Ndër librat e tij më të njohur që Garodi ka shkruar janë:”Përse përqafova islamin” “Gjysmë shekulli në kërkim të vërtetës” “Gjyqi i sionizmit izraelit” “Varrhimësit… civilizimi që po i hap varrin njeriut” “Dialogu i qytetërimeve” “Si të ndërtosh të ardhmen” etj…
Garodi pati fituar çmimin e mbretit Fejsal për dy libra rreth islamit dhe për përpjekjet që bënte në mbrojtje të çështjes palestineze.
(AO)
Gjithashtu mund të lexoni
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Allahu e shperblefte.