Të shtunën, datë 16 qershor 2012, është nata e shënuar e Mi’raxhit.
Miraxh do të thotë “shkallë, ngjitje, lartësim”. Nata e shënuar e Mi’raxhit bie në natën e 27 të muajit Rexheb (sipas kalendarit hënor) dhe shënon ndodhinë e ngjitjes në qiell të Pejgamberit Muhamed (a.s.).
Ngjarja ka ndodhur një vit e gjysmë para Hixhretit (emigrimit të Profetit (a.s.) nga Meka në Medine) dhe është realizuar në dy etapa. Në fillim Pejgamberi (a.s.) është bartur nga Qabeja në faltoren Aksa të Jeruzalemit. Kjo etapë quhet “Isra” që do të thotë “udhëtim natën”. Pastaj, po atë natë, Pejgamberi Muhamed (a.s.) është ngjitur në qiell deri në prezencën para Zotit. Kjo ngjitje është quajtur “Miraxh”. Ky udhëtim ishte me trup e me shpirt, zgjuar e jo fjetur.
Në Miraxh, Pejgamberi jo vetëm u ngjit në horizontin kufitar të njohjes njerëzore (Sidretul-Munteha), madje edhe tej kapacitetit të engjëllit Xhibril, por iu afrua vendit ku do të bashkëbisedonte me Krijuesin e Gjithësisë.
(DI)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
alejkum selam un kam filluar te falem por deshiroj te di si falet namazi i nates