Arkivat osmane do të ndriçojnë të kaluarën e 3 kontinenteve

Turqia po përgatitet të mirëpresë Kongresin Ndërkombëtar për Menaxhimin e Trashëgimisë së Arkivit Kulturor dhe Roli i Arkivave të Tapive në Perandorinë Osmane.

Presidenti honorar i këtij kongresi dhe historiani me famë botërore, Prof. Dr. Halil Inallxhëk, deklaroi se puna e parë që bënin otomanët kur ngadhënjenin një vend të ri ishte regjistrimi i burimeve të taksave dhe i popullsisë, falë të cilave përcaktimi i taksave bëhej në bazë të gjendjes ekonomike të fshatarëve.

Prof. Dr. Inalxhëk bëri të ditur që një komision regjistrimi është dërguar edhe në Qipro menjëherë pas ngadhënjimit të këtij ishulli, ndërsa theksoi se regjistrat e Perandorisë Otomane fillojnë që nga shekulli i 16-të dhe ruhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Tapive dhe Kadastrës.

Duke sqaruar se këto regjistra janë gjithnjë zgjidhja më e mirë për konfliktet e tokave dhe se Drejtoria e Përgjithshme të Tapive dhe Kadastrës përfiton ende nga regjistrat në fjalë, Prof. Dr. Inallxhëk shtoi: “Duke qenë se regjistrat janë burime historike, Drejtorinë e Përgjithshme të Tapive dhe Kadastrës e vizitojmë shpesh herë edhe ne historianët.”

Pasi tha se punimet për organizimin e kongresit të lartpërmendur i filluan menjëherë pasi morën ftesën nga Drejtoria e Përgjithshme të Tapive dhe Kadastrës, Prof. Dr. Halil Inallxhëk vijoi: “Përgatitjet po i bëjmë bashkërisht dhe këtë arkiv duam ta prezantojmë patjetër. Aty fle historia e çdo zone nga Hungaria deri në Arabinë Saudite. Të para nga këndvështrimi historik, regjistrat përbëjnë burime të nivelit të parë. Për shembull, kur kam shkuar në Arabinë Saudite, autoritetet e atjeshme i kanë marrë këto dokumente të shoqëruara nga autorizimi i nevojshëm dhe kanë formuar një arkiv me regjistrat, që i përkisnin rajonit të tyre, kjo tregon se sa të rëndësishme janë këto regjistra të tapive.”

(TRT)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!