Me rastin e 100 vjetorit

Bashkësitë islame shqiptare takim pune në Prishtinë

Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, Bashkësitë islame shqiptare takim pune në Prishtinë

Përfaqësues të tri bashkësive fetare islame në trevat shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, me dt. 8 Maj 2012, kanë zhvilluar mbledhjen e radhës të përbashkët në selinë e Kryesisë së Bashkësinë Islame të Kosovës në Prishtinë, në lidhje me aktivitetet që do të organizojnë këto bashkësi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë gjatë vitit 2012.

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Maqedonisë, si dhe përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në takimin paraardhës zhvilluar në Tiranë kanë ngritur gjithashtu një Këshill Organizativ, i cili do të merret me organizimin e punëve, projekteve dhe aktiviteteve që komunitetet fetare do të zhvillojnë në këtë vit jubilar. Këshilli Organizativ përbëhet nga: Ali Zaimi, Kancelar i KMSH-së, Resul Rexhepi, Sekretar i përgjithshëm i BIK, Afrim Tahiri, Sekretar i përgjithshëm i BIM, si dhe dy anëtarë të tjerë nga secila bashkësi. Ky këshill do të drejtohet nga z. Ali Zaimi, i cili u propozua nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe u miratua nga i gjithë Këshilli.

(BIK)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!