Një moment i frikshëm për ty

Shkruan: Rexhep Ismaili

Një moment i frikshëm për ty

Usame ibnu Zejdin ibnu Harithe r.a ka thënë: Kam dëgjuar Muhammedin a.s të thotë:

“Në ditën e gjykimit do të merret një person dhe do të hidhet në zjarr. Do t’i nxirren të përbrendshmet e barkut e do të rrotullohen ashtu si rrotullohet gomari rreth mullirit. Banorët e zjarrit do të mblidhen rreth tij dhe të habitur do ta pyesin: O filan, çfarë ke? A nuk ishe ti, që urdhëroje për mirë dhe ndaloje nga e keqja? Po –thotë ai, urdhëroja për mirë por nuk veproja mirë, ndaloja nga e keqja dhe e veproja atë”

( Këtë hadith e ka transmetuar imam Buhariu 6/238 dhe imam Muslimi :2989 )

Nëse këshilluesi është i verbër ndaj gabimeve të tij, nuk ka dyshim se këshilla e tij nuk do të zë vend. Këshilla bën dobi, kur del nga zemra, por nëse ajo del nga gjuha dhe ai që e nxjerr atë nuk e vepron, atëherë ajo nuk i kalon veshët.

All-llahu xh.sh thotë:

“A i urdhëroni njerëzit për mirë dhe harroni vetet tuaja, ndërkohë që e lexoni librin?! A nuk logjikoni?!” ( Kaf, 18 )

Si fillim muslimani duhet të këshillojë vetveten e të kryejë obligimet. Në të njëjtën kohë duhet t’i ftojë njerëzit për mirë, që ftesa e tij të jetë e sinqertë dhe të ndikojë tek të tjerët, kështu që ajo të jetë e pranueshme e të fitojë kënaqësinë. Nëse nuk vepron kështu, atëherë Allahu është i zemëruar me të.

All-llahu xh.sh gjithashtu thotë:

“O ju të cilët keni besuar, pse thoni atë që nuk e veproni? Nuk ka zemërim më të madh tek Allahu se të thoni atë që nuk e veproni.” ( Es-Saf, 2-3 )

Sa e bukur është fjala e imam Shafi ‘iut, kur i këshillon edukatorët dhe ftuesit që të kenë kujdes nga kjo sëmundje shkatërruese. Atëherë lexoji fjalët e tij:

“O ti njeri që mëson të tjerët
A nuk vlen mësimi edhe për ty
Përshkruan ilaçin për të sëmurin dhe të rraskapiturin
Që të vlejë dhe ti vetë je i sëmurë
Fillo me veten dhe ndaloje nga e keqja
Nëse mbaron atëherë ti je i mençur
Atëherë atë që e thua dëgjohet e merret shembull
Fjala jote dhe mësimi bëjnë dobi
Mos ndalo një sjellje e ti e vepron atë
Kjo është turp për ty e diçka e madhe.”

P.S. Qëndrimet e shprehura në këtë rubrikë janë të vet autorëve dhe nuk e pasqyrojnë politikën redaktuese të Portalit Breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!