Benzema dhuron 3 milionë euro për ndërtimin e një xhamie në Francë

Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës.

Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të njohura sportive në Evropë, që shkruajnë se lojtari i Real Madridit, francezi Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ndërtimin e një xhamie në qytetin e Lionit, duke ofruar kështu një ndihmesë të madhe në dobi të bashkëfetarëve dhe bashkëqytetarëve të tij. Po sipas medieve, objekti i kultit islam do të ndërtohet në komunën e Bronit, ku jetojnë aktualisht prindërit e Benzemas dhe lokalitet në të cilin myslimani i talentuar ka hedhur hapat e parë në rrugën e tij drejt futbollit profesionist.

Ylli i lojës së topkëmbës, Karim Benzema, i transferuar para dy vjetësh nga Lioni në radhët e ekipit madrilen, ka lindur në Francë, por ka prejardhje algjeriane.

(DI)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!