Dr. Rexhep Ismajli, në Jordani mbrojti disertacionin e doktoraturës

Dr. Rexhep Ismajli

Ditë më parë, përkatësishtë më 26 prill 2012, në Univerzitetin Botëror të Shkencave Islame në Aman të Jordanisë, dega e Akaidit dhe Filozofisë islame, Dr. Rexhep Hamdi Ismajli, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me temë: “Aspektet etike të besimit në suren El-Isra”, para Komisionit në përbërje: Prof. Dr. Abdelmaksut Hamid Abdelmaksut – mentor, Prof. Dr. Ahmed Taan – anëtar, Prof. Dr. Ahmed El-Avajsh – anëtar dhe Prof. Dr. Xhemal Abu Hasan – anëtar.

Komisioni paraqiti pikëpamjet e veta për punimin e z. Ismajlit duke theksuar aspektin metodologjik të studimit të temës, metodat bashkëkohore të studimit, arritjet didaktike e shkencore përfshirë edhe mangësitë, etj.

Në këtë ceremoni rasti, përveç familjarëve, morën pjesë edhe miq, profesorë dhe studentë.

Rexhep H. Ismajli lindi më 26 prill të vitit 1972, në Podujevë të Kosovës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa në vitin 1992 kreu medresenë në shkollën e mesme “Alauddin” në Prishtinë. Në vitin 2000 e regjistron Fakultetin e Sheriatit, drejtimi Bazat e Fesë, në Univerzitetin e Jerashit në Jordani, dhe e mbaron në vitin 2004. Kurse nga viti 2004 – 2008 kreu magjistraturën në Univerzitetin e “Ahlul Bejtit” në Mafrak, Jordani.

Redaksia e Portalit Breziiri.com, doktorit të ri të shkencave islame, Rexhep H. Ismajlit, i uron shumë suksese dhe mbarësi të më tutjeshme. Gëzohemi shumë që tek ne shqiptarët, më në fund, shkencës së Akaidit iu shtua edhe një kuadër i ri i specializuar.

Përgatiti: Mr. Bekim Jashari

 

(Breziiri)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!