Pse nuk zgjidhet problemi nuklear i Iranit?

Shkruan: TRT Albanian

Pse nuk zgjidhet problemi nuklear i Iranit?

Nga mbledhjen e mbajtur javën e kaluar në Stamboll mes vendeve të grupit 5+1 dhe Iranit sërish nuk doli asnjë rezultat pozitiv. Në deklaratat e bëra në fund të mbledhjes u tha se kanë lindur shpresat për një marrëveshje dhe se procesi i negociatave do të vazhdoj në Bagdad. Në të vërtet kjo nuk është diçka e re, të paktën pas disa bisedimeve të zhvilluara që prej vitit 2009 e këtej janë thënë pak a shumë gjëra të njëjta, por nuk ka patur zhvillime serioze. Madje në vitin 2010 Turqia dhe Brazili në dijuni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kombeve të Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje me qëllim të zgjidhjes së problemit nuklear të Iranit, por edhe kjo marrëveshje nuk u miratua. Ndërsa në këtë moment nuk është ende e qartë se a do të sjell ndonjë rezultat pozitiv apo jo mbledhja e fundit e Stambollit.

Arsyeja kryesore e moszgjidhjes së problemit nuklear të Iranit në të vërtet nuk është vetë mosmarrëveshja nukleare. Thelbi kryesor i këtij problemi nuk është posedimi i teknologjisë nukleare ose të armëve bërthamore të Iranit. Sepse sot në botë ka edhe vende tjera që kanë programe nukleare të cilat Irani synon ta posedoj dhe se me këto vende nuk jetohen probleme dhe debate të ngjashme sikurse me Iranin. Si shembull mund të cekim vendet si Pakistani, India dhe Izraeli të cilat posedojnë edhe programe nukleare por edhe armë bërthamore. Por me këto vende nuk zhvillohet ndonjë negociatë ndërkombëtare ose ndonjë debat. Nëse problemi i Iranit nuk është çështja nukleare atëherë pse shoqëria ndërkombëtare dhe vendet tjera pengojnë një gjë të tillë?

Sepse problemi i vërtet në lidhje me Iranin është më i thellë se çështja nukleare, është më strukturor dhe gjithëpërfshirës dhe kjo quhet mosbesimi që ndjejnë palët ndaj njëri-tjetrit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore më shumë janë të shqetësuar se si dhe për çfarë qëllimi Irani do të përdorë këtë teknologji se sa për posedimin e armëve nukleare nga ana e Iranit. Ekziston shqetësimi që në qoftë se Irani arrin të bëhet një fuqi nukleare atëherë kjo do të bëj që ndikimi i tij në rajon të bëhet më i përhapur dhe efektiv. Dyshohet që Irani, në rast se bëhet një fuqi nukleare, do të shqetësoj vendet e rajonit por njëkohësisht edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin, të cilat kanë interesat e tyre në rajon. Irani do të ketë më shumë ndikim tek vendet e Gjirit Persik, Azisë së Mesme dhe Kaukaz me në krye fqinjin e tij Irakun.

Duhet të theksojmë se ky shqetësim dhe dyshim që ndjehet ndaj Iranit në thelb ka edhe Revolucionin Islamik, ideologjinë dhe projektet politike. Në të vërtet në themelet e kësaj ngjarjeje gjendet vetë Irani. Sipas disave Irani është një vend që dëshiron të përhap ideologjinë shiite në vendet tjera, sipas disave kërcënon prezencën amerikane dhe izraelite në rajon, ndërsa sipas disa të tjerëve është një vend që dëshiron të vendosë hegjemoninë perse.

Në anën tjetër nuk duhet injoruar edhe mosbesimin që ndjenë Irani ndaj perëndimit. Udhëheqja e Iranit mendon se vendet perëndimore me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe aleatët tjerë janë duke vepruar në mënyrë armiqësore. Udhëheqja është e shqetësuar se SHBA dëshiron të asgjësoj revolucionin islamik që rrëzoi shahun e Iranit, i cili ishte aleati më i mirë i Amerikës. Në të vërtet janë disa zhvillime të cilat i rrisin shqetësimet e Iranit. Udhëheqjet e SHBA, posaçërisht ish-Presidenti Bush,Iranin e tregoi si njërën prej vendeve të Trekëndëshit të Keqes dhe pretendoi se do ta asgjësoj. Ndërkohë që u pushtuan Afganistani dhe Iraku, Irani u ekspozua ndaj presionit nga lindja dhe perëndimi. Më e rëndësishmja u përkrah edhe ndryshimi i regjimit në Iran. Si shtesë e gjithë kësaj Izraeli vazhdimisht bënë fjalë për planet për ta sulmuar Iranin dhe përpjekja për të motivuar vendet perëndimore kundër Iranit bënë që Irani të marr qëndrim kundër Amerikës.

Kjo atmosferë e mosbesimit dhe lufta për pushtet në të vërtet nuk është se nuk ju pëlqen këtyre dy vendeve. Sepse ky proces nxjerr në pah SHBA dhe Iranin në rajon dhe arenën ndërkombëtare dhe forcon imazhin e këtyre dy vendeve. Me anë të kësaj lufte palët veten e paraqesin si prijës të një kauze, rrisin prestigjin e tyre dhe kështu zgjerojnë ndikimin e tyre në rajon dhe botë. Ndërkohë që SHBA bëjnë propagandën se mundohen të rrisin liritë, demokracinë dhe sigurinë e popujve, Irani mbron qëndrimin se është duke i mbrojtur interesat e popujve të rajonit kundër imperializmit dhe sionizmit. Por, ky proces në radhë të parë iu shërben interesave të këtyre dy vendeve. Për këtë arsye edhe problemet tjera si ai nuklear mes dy vendeve dhe aleatëve vazhdojnë të mbeten probleme relativisht sipërfaqësore. Natyrisht që ky nuk është një problem i kurdisur ose një grindje artificiale, por nuk është edhe një nyje e Gordionit që nuk është mundur të zgjidhet.

Mirëpo si mund të dilet nga ky vorbull? Nëse nisemi nga shpjegimi që bëmë më lartë, në të vërtet përgjigjja është shumë e thjeshtë. Pra Irani dhe perëndimi duhet të forcojnë besimin reciprok. Ndërsa mënyra për të bërë këtë është që palët ta pranojnë njëri tjetrin ashtu si janë, të respektojnë identitetin dhe ekzistencën e tyre, të heqin dorë nga deklarata dhe veprime për të asgjësuar njëri-tjetrin. Si përfundim të gjitha vendet tjera përkatëse nuk duhen të ndikohen nga propaganda amerikane dhe ajo iraniane, ti ikin qëndrimeve të ekzagjeruar të cilat lavdërojnë ose kritikojnë këto dy vende dhe ti mos favorizojnë ose disfavorizojnë në mënyrë ekstreme.

Autor: Prof. Dr. Ramazan Gozen

P.S. Qëndrimet e shprehura në këtë rubrikë janë të vet autorëve dhe nuk e pasqyrojnë politikën redaktuese të Portalit Breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. isa

    selamu alejkum stafit te brezit te ri per web faqen islame une mendoj qe irani ka te drrejt per ta ndertuar proggramin berthamor mendoj qe eshe ne dobi te rajonit dhe musllimanve ne pergjithsi dhe mendoj se ato vendet erajonit qe perkrahin ideollogji sioniste dhe perendimore natyrisht se jan kukulla amerikes me perendimitdhe sionistve por inshalla Allahu xh.sh. indimoft iranit

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!