Motër, të lutemi që të mos i harrosh kufijtë e tu. Shpesh herë ne jemi të zëna në fantazitë romantike, për të kuptuar që ai që do të jetë i rezervuari ynë të jetë vëlla i qetë, dhe mos paraqitja e tij për ne nuk është edhe aq me interes, sa dhe është ai që gjendet me mendimet tona për të cilin mendojmë të ndikuar nga romanet romantike, filmat, magazinat, etj.
1. Ndiq sunnetin e të Dërguarit, s.a.v.s., i cili qe i hapur ndaj diversitetit martesor. Shih shembullin e grave të të Dërguarit, s.a.v.s. Kupto që edhe disa nga e të Dërguarit, s.a.v.s., bëheshin xheloze. Assesi mos lejo që kjo botë të të mjegulloj mendjen.
2. Mos e bëj personalitetin tënd të cekët. Trego se kush je dhe cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet tua. Ti e kërkon partnerin e jetës, e jo një petk të re. Duke e pasur bashkëshortin tënd si ndonjë që do të mund të ishte shoku më i mirë, kjo do të ishte një dhuratë për ty. Sa më shumë që njeh vëllai personalitetin tënd, aq më shumë ke shanse që të bashkohesh me partnerin tënd të jetës.
3. Tregoje në profilin tënd së ç’është me rëndësi për ty. Kujtohu, inshallah, ti do ta duash bashkëshortin i cili i posedon të njëjtat prioritete.
4. Motër, në rend të parë dhe që është më e rëndësishme është që të kesh vali (kujdestar). Nëse nuk ke ndonjë mashkull musliman të familjes, pyete imamin (udhëheqësin, M. A.) ose shehun (dijetarin) që të merr përsipër një obligim të tillë. Në këtë mos u lësho vetë. Ky është shkaku pse Allahu, xh.sh., rekomandoi që të kemi vali (kujdestar), andaj mos mendon që ti din më mirë. Edhe motrat e tua të cilat janë martuar më herët, të lutemi që t’i marrësh si valije (kujdestare). Zgjedhe atë kujdesshëm. Nëse vëllai është sipërfaqësor ndaj mësimeve islame, dije që ai nuk është vali i mirë. Ai e ka të domosdoshme që obligimin ta merr seriozisht, dhe t’i kushtojë shumë kohë. Ai do të jetë personi të cilit do t’i shkosh nëse ke nevojë, andaj dhe mendo seriozisht për këtë dhe falu. Nëse vëllai nuk dëshiron që të flas me valiun tënd, por dëshiron të flas me ty, vazhdo rrugën. Ai tallet me rregullat të cilat Allahu, xh.sh., t’i rekomanduar ty.
5. Hixhabi. Motër, hixhabin nuk e mbani për shkak të bashkëshortëve tuaj, nëse për këtë ai të pyet… mbaje atëherë për shkak se Allahu, xh.sh., e ka bërë obligim. Ti nuk adhuron bashkëshortin tënd, ti do të duhej ta adhuroje vetëm Allahun. Kjo do të duhej të ishte një tjetër temë jashtë kësaj teme mbi martesën. Nëse bashkëshorti kërkon prej teje që të mos mbash hixhab, dhe nëse je e martuar me të, shkurorëzoje atë dhe vazhdo më tutje. Ai dëshiron që islamin ta ndërroj me këtë botë.
6. Tema mbi traditën nacionale. Sot, muslimanët shpesh herë bien në kurthin e temës së bukur të racizmit. Shpesh herë muslimanët shqetësohen për partnerin e martesës dhe ngjyrën e bardhë apo ngjyrën e zezë. Kjo është haram, sepse kjo atëherë bëhet në bazë racore. Unë personalisht jam pyetur që të ndihmoj në gjetjen e partnerit, mirëpo ato nuk dëshirojnë racën e cila është Afro-Amerikane, pasi që atëherë “fëmijët do të kenë një ngjyrë tjetër”. Më është thënë që: “duhet të kuptoj” sesi ndodh kjo në “shtetin tim”. Më falni, për këtë konsideratë, nuk kuptoj asgjë. Unë nuk do të përkrah asnjë lloj racizmi. Në këtë jam shumë serioze. Allahu, xh.sh., është Ai që na ka krijuar të gjithëve, dhe kjo është ajo që muslimanët duhet ta kuptojnë. Kjo do të mundej të kuptohej vetëm nëse do të ngiteshim kundër aplikimit të racizmit, i cili gjendet gjithandej, pa përjashtuar edhe vendet muslimane. Një pjesë e madhe e kësaj ka filluar që prej kohës së kolonializimit, mirëpo kjo tani ndodh nga të gjithë njerëzit.
7. Klasifikimi në bazë të llojit, në asnjëfarë mënyre nuk është pjesë e islamit. Në qoftë se disa familje besojnë se nuk është “e hijshme” martesa me ndonjë person i cili nuk i takon pasardhësve të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., nëse ai është në fakt ndonjë pasardhës, kjo nuk është islame, faktikisht është në kundërshtim me islamin. Assesi mos e ndiq këtë praktik të klasifikimit.
8. Mos u zbavit. Nëse vëllai provon të caktoj takimin me ty apo dëshiron të udhëtoj diku vetëm me ty, mos shko. Para martesës, mos kalo shumë kohë me të, sepse është e rrezikshme për fenë dhe shpirtin tënd. Shumë shpesh, muslimanët e rinj bien në kurth të këtyre praktikave, për shkak se nuk e kuptojnë që kjo është haram (e ndaluar rreptësisht). Kërko këshilla prej motrave të tjera të martuara, në mënyrë që të të ndihmojnë rreth këtyre praktikave të drejta që vlejnë para martesës.
“Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.” (Bekare, 282)
______________
Burimi:
http://muslimanka.net/muslimanka-u-vremenu/savijeti-tebi-skriveni-biseru.html
© Breziiri.com
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!