Templierët dhe kuptimi i fjalës “Bristol”

Shaban Tairi

Politikën botërore e udhëheqin sot një grup i vogël i bankierëve Kabalist, të cilët synojnë që në botë të infiltrojnë dogmën e tyre. Ky grup i bankierëve udhëhiqet nga familja e Rotshildëve, të cilët kanë nën kontrollin e tyre masonët dhe shumë shoqëri sekrete. Dihet mirë se këto shoqëri okultiste të fshehta kanë si bazë të besimit të tyre simbolet e lashta pagane, zotat pagan si dhe vende antike.

Prejardhja e tyre daton që nga koha e luftërave të kryqëzatave, prandaj edhe thuhet se masoneria e sotme e ka prejardhjen nga kalorësit tempullarë. David Icke thotë: “…Masoneria kishte lindur në Tokën e Shenjtë në kohën e kryqëzatave (Kalorësve Tempullarë) dhe jo midis muratorëve”.1  Tamplierët apo emri i tyre i plotë Bashkëluftëtarët e varfër të Jezu Krishtit dhe Tempulli i Solomonit (The Poor Fellow-Soldiers of Jesus Christ and the Temple of Solomon), ishte formuar në vitin 1118, apo, 20 vite pasi luftëtarët e Kryqëzatave pushtuan Jerusalemin. (Luftërat e Kryqëzatave filluan në vitin 1096, kurse organizator i kësaj ushtrie ishte Papa Urbani II i cili thirrjen e bëri në emër të varrit të shenjtë dhe udhëtim të sigurt për pelegrinët krishterë. Jerusalemi pushtohet nga krishterët në vitin 1099. Por në vitin -1187-1192 pas ekspeditës së tretë kryqtarë, Salahudin Ejjubi arriti ta çliroj Palestinën nga ushtria Krishtere.)*. Themeluesit e rendit ishin dy kalorës francezë, Hugh de Payens dhe Godfrey de St.Omar.  Në fillim ishin 9 anëtarë, por rendi vazhdimisht rritej. Arsyeja që ata emëroheshin sipas Tempullit të Solomonit ishte vendi që ata zgjodhën për bazë, e ai ishte bazamenti i Tempullit ku gjendeshin mbeturinat e Tempullit. Ishte lokaliteti i njëjtë ku gjendeshin edhe Kubeja (Koka) e Shkëmbit (Dome of the Rock) apo (Kubbetus-Sahra). Tamplierët u vetëquajtën “luftëtarë të varfër”, por për një kohë shumë të shkurtër u bënë shumë të pasur. Pelegrinët e krishterë, që vinin nga Evropa në Palestinë, ishin nën kontroll të plotë të këtij rendi, e që me të hollat e tyre ata u bënë shumë të pasur. Thuhet se Templierët duke gërmuar nën vendin e pallatit të Sulejmanit a.s. gjetën një pasuri historike, saqë kur u kthyen në Francë, këtyre ushtarëve iu nënshtruan edhe mbretërit. Këto gërmime kishin përfunduar më 1127.2

Por, çka ishte ajo që gjetën nën rrënoja këto ushtarë? Në periudhën e sundimit të Babilonisë, (Babilonia, ishte kryeqyteti i Mesopotamisë, që gjendet në Irakun e sotëm, i formuar në vitin 1696-1654 p.e.s. nga Hamurabi, emri Babilyon, d.m.th. dera e zotit)3 ashtu siç na përshkruhet në Kur`an (Bekare, 101-102) se në Babiloni, Allahu xh.sh. kishte dërguar dy melek të cilët quheshin Harut dhe Marut, të cilët u tregonin njerëzve për realitetin e magjisë, pasi në Babiloni ishte e përhapur shumë magjia. Bile sipas disa analistëve, thuhet se Babilonia e arriti sundimin e saj përmes ndihmës së djajve dhe magjisë. Kurse me ardhjen e Sulejmanit a.s. (1011-931 p.e.s.), ky e mposhtë këtë perandori dhe vë nën kontrollin e tij fuqitë e djajve, si dhe merr librat e tyre të magjisë, dhe i varros nën pallatin e tij. Këtë mund ta lexoni edhe në Tefsirin e Ibn Kethirit r.a. i cili në koment të ajetit 102 të sures Bekare, thotë: “Djajtë ngjiteshin në qiell që t`i përgjonin bisedat e melekëve për vdekjet, të fshehtat, apo gjërat tjera që ndodhin në tokë. Pas kësaj, ato ua sillnin këto informata fallxhorëve, që pastaj për këto gjëra u flisnin njerëzve. Njerëzit binden ashtu si u thonë magjistarët. …Njerëzit këto gjëra i shënonin në libra, ndërsa në mesin e hebrenjve u përhap bindja se xhinët e dijnë të fshehtën. Pas kësaj u dërgua si Pejgamber Sulejmani a.s. i cili i mblodhi këto libra dhe i futi në një arkë dhe këtë arkë e varrosi në dhe, nën fronin e tij, ndaj për këtë secili djall që tentonte t`i afrohet fronit të tij, digjej. Ai tha: Nëse dëgjoj ndonjërin duke thënë se djajtë e dinë të fshehtën, do t`ia pres kokën. Por, kur vdiq Sulejmani a.s. dhe kur mbaruan edhe dijetarët që e dinin këtë gjë që bëri Sulejmani a.s. erdhën pasuesit e tyre, ndërkaq shejtani u shndërrua në formë të njeriut dhe shkoi te një grup i Beni Israilitëve e u tha: A t`u tregoj për një arkë thesari të cilën kurrë nuk do të mund ta harxhoni? Ata thanë: Gjithsesi. Atëherë, Shejtani tha: Groponi nën fron dhe shkoi bashkë me ta, ua tregoj vendin, ndërkaq vet qëndroi anash. Ata i thanë: Afrohu, ndërkaq ai u tha: Jo, sepse unë këtu jam në duart tuaja. Nëse nuk e gjeni arkën, atëherë më mbytni mua. Ata gropuan dhe e gjetën arkën me libra. Kur e nxorën, shejtani tha: Sulejmani i kontrollonte njerëzit, djajtë, xhinët dhe shpezët me këtë magji dhe pas kësaj menjëherë ia mbathi dhe humbi. Në këtë mënyrë u përhap në popull se Sulejmani a.s. ka qenë magjistar, ndërkaq këta libra i morën izraelitët…”4 Pra, Ibn Kethiri jetoi prej 1302-1373, në periudhën pas Templierëve dhe luftërave të kryqëzatave. Mu në periudhën kur informata për këtë ishte e freskët.

Pasi Templierët gjetën këtë pasuri të madhe dhe këto libra nën pallatin e Sulejmanit a.s. (ku shohim se edhe sot e kësaj dite vazhdojnë gërmimet në këtë rajon, andaj edhe është shumë e njohur në masoneri Tempulli i Solomonit) kthehen në Francë, ku edhe mbretërit u nënshtrohen, e këta bëhen një shtet brenda shtetit. Por më pas, kur këta paraqesin kërcënim për sigurinë dhe sundimin e Kishës, fillojnë të ndiqen nga ana e Kishës Romake. Gjatë vitit 1306 Urdhri i Tempullarëve ishte bë aq shumë i fuqishëm sa ngjalli xhelozi tek mbreti i Francës, Filipi i IV, e ky në bashkëpunim me papën e Vatikanit, papa Klementi V, komplotoi një sulm për zhdukjen dhe eliminimin e këtij urdhri Tempullarë. Të premten, më 13 Tetor 1307 fillon zhdukja dhe ndjekja e Tempullarëve prej France. Ata u akuzuan se zhvillojnë praktika fetare fe mohuese (Blasfemi), homoseksualizëm dhe magji të zezë.5  Pas gjykimit të gjatë, shumë Tamplierë pranuan se ishin heretikë, kishin refuzuar fenë e krishterë dhe kanë ofenduar Jezusin në meshat e tyre.

Përfundimisht, udhëheqësit e Tamplierëve që veten e quanin “grandmasters” apo “kryetarë të urdhrit”, duke filluar që nga kryesori i tyre, Jacques de Molay, ekzekutohen më 1314 me urdhrin e Kishës dhe mbretit. Shumica e tyre u futën në burg, ashtu që rendi u shpërbë dhe zyrtarisht pushojnë së ekzistuari.

Një pjesë e madhe e këtyre ushtarëve pas fillimit të spastrimit, arrijnë të ikin në Skoci, vend ku kisha kishte humbur autoritetin e saj, kurse mbreti i Skocisë, Robert Bruce, i morri në mbrojtje. Aty filluan të organizohen, dhe formuan shoqëri të tyre, u infiltruan në Gilderin-ën (shoqatën) më të rëndësishme në Britaninë e mesjetës- lozhën (degën) e muratorëve dhe përfundimisht ata morën nën kontroll këto lozha. Lozha e muratorëve ndërroi emrin dhe në fillim të periudhës bashkëkohore, e quajnë veten “lozha masonike”. Rituali skocez është dega më e vjetër e Masonerisë, ku i ka fillet në fillim të shek. të 14-të, nga Tamplierët që u arratisën në Skoci. Kështu që, emrat e dhënë shkallëve më të larta në Ritualin Skocez janë titujt që u janë dhënë kalorësve në rendin e Tamplierëve. Këta tituj përdoren edhe sot. Shkurtimisht, Tamplierët nuk janë zhdukur, por filozofia, besimi dhe ritualet e tyre ende vazhdojnë nën maskën e Frankmasonerisë.

Çfarë kuptimi ka fjala “BRISTOL” për Templierët dhe masonët

Ky emër është i një qyteti që gjindet në Anglinë Perëndimore, ku prej këtu, nga porti Tempullar i Bristolit, niset John Kabbot, një italian, për të zbuluar Tokën e Re, Skocinë e Re dhe Amerikën Veriore. Këtë e realizon pesë vjet pas Kolombos. Toponimi “Bristol” rrjedh nga perëndesha Baratia, zot i Fenikasve, kurse qyteti Bristol ishte një qendër e Kalorësve Tempullarë. Po ashtu Komiteti i 26-ve e ka selinë në këtë qytet. Kjo është një njësi e zgjedhur agjentësh të fshehtë Britanik.6

Pra, ky emër është i një zoti pagan, i cili adhurohej po ashtu nga ushtarët Tempullarë, ku edhe sot e kësaj dite, shoqëritë okulte, adhurojnë zota Egjiptas, Babilonas, Akadian, Fenikas, etj. Edhe shumë vende tjera publike apo objekte mbajnë sot këtë emër, si p.sh.  ura Bristol,  e ndërtuar më 1760 në Angli, Katedralja Bristol, ndërtuar më 1685, Aeroporti Bristol i ndërtuar më 1930, Hotel Bristol nëpër të gjithë Europën, më shumë në Zvicër, Restorant Le Bristol në Visp-Zvicër, etj.

Hoteli Bristol në Shkup

Por, ky emër haset edhe në Maqedoni, ku në Shkup, kemi një hotel me emrin Hotel Bristol. Gjendet në rrugën Marshall Tito pn. Shkup 1000, por çka e bën të veçantë këtë hotel?

Në këtë hotel, në vitin 1931 themelohet shoqata “Rotary Club” në Hotelin “Bristol” në Shkup, nën numrin rendor “Rotary club nr. 3474”, (Rotary club është një shoqatë e përhapur kudo në botë, e themeluar në 23-02-1905 nga Paul P.Harris. Kjo organizatë numëron sot 33.976 klube dhe 1.22 milion anëtar, si dhe ka lidhje të ngushta me masonerinë).  Po ashtu, përballë këtij hoteli më 3-10-1995, u krye atentat ndaj kryetarit të Maqedonisë, Kiro Gligorov, (Të kujtojmë John F.Kenedi, të cilin e vranë mu përballë hotelit në të cilin ishte themeluar masoneria për së pari herë në Dallas), si dhe kjo datë, është me një prapavijë okulte, e cila ka domenthënie për shoqëritë sekrete, pra, 3.10 (3+10=13), njëjtë si John Kenedi, i cili u vra më 22-11-1963, pra, 22+11=33, po ashtu edhe numri 33 ka prapavij okultiste satanike. Andaj këtu lidhen shumë gjëra të cilat ngelin enigmë, por koha do tì sqaron.  Dy vite më pas, Kiro Gligorov, në vjeshtë të vitit 1997, fiton si çmim “kryq Maltanian”, kurse në masoneri ky çmim është për “kalorësit e Maltës” dhe se ky titull është i njohur në ritualin masonerik të “Yorkut”7.

Pra, në këtë punim të shkurtë, u munduam të sjellim disa të dhëna mbi prejardhjen dhe historikun e Kalorësve Tempullarë, si dhe kuptimi okultist pagan i fjalës Bristol, si dhe paraqitja e këtij emri në vendin tonë, dhe roli i tij në politikën vendase.

________________________

1 Sekreti më i Madh-David Icke, fq. 244; si dhe  “Deshifrimi i simboli i humbur” – Simon Cox, fq.86;

* Historia Islame  III – Nuredin Ameti dhe Mahir Hasani, fq. 121-126;

2 Të fshehtat e masonerisë- Laurence Gardner, fq.160-161;

3 http://en.wikipedia.org/wiki/Babylonia;

4 Tefsiri i Ibn Kethirit, vëll.1, fq.282-283;

5 Të fshehtat e masonerisë – Laurence Gardner, fq.167;

6 Sekreti më i madh- David Icke, fq. 252 si dhe f.563;

7 Masoni, brevijar za drevnoto bratstvo-brigiski, fq. 290.

 

(Breziiri)

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!