Namazi siguron qetësinë e zemrës

Kryerja e vetëdijshme e namazeve nga besimtari do të sjellë rregull në jetën e tij të parregullt dhe ekuilibër në zemrën e tij të çoroditur; duke ia ngritur në këmbë ndjenjat e rrënuara, do t’u lëshojë një dritë aspekteve të tyre të turbullta. Për rrjedhojë, njeriu do të gjejë mundësinë për të parë drejt, për të menduar drejt dhe për të folur drejt.

Namazi i falur në mënyrë të vetëdijshme duke dalë pesë herë në ditë para Allahut, ka cilësinë për t’ia përftuar të gjitha këto njeriut me lejen e Allahut. Namazi edhe i bart, edhe i përfaqëson këto kuptime.

Namazi i falur nga besimtari me seriozitet dhe përshpirtshmëri do të jetë namaz i vërtetë. Ndërkaq, për sigurimin e përshpirtshmërisë janë disa kushte që duhen plotësuar. Së pari duhet qetësia e zemrës, pastaj konceptimi i çështjes dhe, pastaj, lidhje pas Allahut me frikë dhe shpresë dhe, në fund fare, vajtje në audiencë para Allahut i turpëruar dhe i shqetësuar.

Para së gjithash, ç’është qetësia e zemrës? Qetësia e zemrës është të mos dilet jashtë të gjitha këtyre kuptimeve të thëna dhe të shprehura në namaz.

E shprehur me gjuhën e popullit, ashtu siç bartet kuleta me vete kur dilet në treg, ashtu dhe duhet të bartet zemra me vete kur shkohet në namaz. Sepse, nëse ka diçka tonën që ka vlerë para Allahut, ajo është zemra. Ju do t’ia jepni zemrën Allahut dhe, si shpërblim, do të merrni mëshirën dhe pëlqimin e Tij!

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!