Aksion Humanitar i OH “Hilal”

Të hënën më 2 prill 2012 Organizata Humanitare “Hilal” e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, ndërmori edhe një aksion të radhës, me ç’rast u bë shpërndarja e ndihmave humanitare për 320 familje, në qytetin e Shkupit dhe rajonin e Sarajit.

Aksioni i shpërndarjes u ndërmor pranë zyrës së OH Hilal në qytetin e Shkupit dhe zyrës tjetër e cila sot u hap solemnisht në Komunën e Sarajit tek Xhamia me dy minaret, ku do të jetë edhe pika në të cilën do të bëhet tubimi dhe shpërndarja e ndihmave të dedikuara për banorët e kësaj komune dhe rrethinës.

Në këtë aksion u bë shpërndarja e produkteve ushqimore siç janë: vaji për gatim, miell, sheqer dhe dy tonelata patate.

Kryetari i Organizatës Hilal, z. Mustafa Dauti para të pranishmëve u kujtoi thënien e Profetit Muhamed a.s. “Kush e lehtëson atë që është në vështirësi (duke u ofruar çfarëdo lloj ndihme që ka nevojë) Allahu Fuqiplotë do ta ndihmon dhe lehtëson në këtë Botë dhe në Botën tjetër”. Gjithashtu me këtë rast, z. Mustafa Dauti kryetar I OH “Hilal”, u pretoi të pranishmëve se Organizata Hilal gjithmonë do të jetë pranë nevojtarëve, ashtu siç e ka dëshmuar deri më sot.

Ai gjithashtu e falënderoi kryetarin e degës së OH Hilal – Shkup z. Zyhejr Rexhepi për kontributin dhe angazhimin e dhënë si dhe kryesinë e degës së OH Hilal – Shkup, të cilët ndihmuan në realizimin e këtij aksioni humanitar.

(BIM)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!