Kur bëhet dhikri pas namazit farz dhe pas synetit?

Tek hanefitë, dhikri bëhet pas farzeve atëherë kur pas tyre nuk ka synete të rregullta, sikur që është në namazin e sabahut dhe të iqindisë, përndryshe është veprim i urryer (mekruh) zgjatja e uljes pas kryerjes së farzit, nëse pas tij vijonë ndonjë namaz synet.

Argument për këtë është hadithi që gjendet te koleksioni i Imam Muslimit, të cilin e transmeton Aishja r.a., ku thuhet: “Pejgaberi i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të, kur falte namazin e obliguar (farzin), nuk qëndron me tepër ulur sa të thoshte ‘All-llahum-me entes-selamu ve minkes-selam tebarekte ja dhel xhelali ve-l-ikram’”.

Nga pricipet e Islamit, si rëndom, është që fillimishit të kryhet vepra, respektivisht ibadeti, e më pas të kërkohet prej Allahut që ajo të pranohet. Qëllimi i dhikrit, istigfarit dhe lutjes pas namazit bëhet për dy arsye: e para, për ndonjë lëshim të mundshëm gjatë namazit dhe, e dyta, për të kërkuar pranimin e namazit nga Allahu i Madhërishëm.

Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhërishëm në  Kur’anin fisnik, ku thuhet: “(Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes (e u lutën): “O Zoti ynë! Prano prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë Ti je ai, që i dëgjon të gjitha dhe që të gjitha i di!” (El-Bekare, 127).

“Bëju i  vendosur  në anën e tyre të cilët i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe në mbrëmje, me dëshirë që të meritojnë kënaqësinë e Tij…” (El-Kehf, 28).

Tefsirologët gjatë komentimit të pjesës së ajetit “i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe në mbrëmje”, thonë se sahabët, shokët e Muhammedit a.s., në mëngjes i luteshin Allahut xh.sh., që t’ua mundësojë kryerjen e ibadeteve, ndërsa në mbrëmje kërkonin fajle për ndonjë lëshim eventual.

Shikuar në këto argumente, atëherë del në pah se, fillimisht, duhet të kryehen namazet të cilat përfundojnë qofshin vetëm me farze apo edhe me synete, dhe vetëm në fund të bëhet dhikri, istigfari dhe lutja.

Autor:
Ibrahim Beqiri

 

(Breziiri)

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

5 Komente

  1. Mubareku

    s.alejkum sipas medh-hebit hanefi duhet që mas farzit te behet tespi .se keshtu eka praktikue imam ebu hanifja rrahimullah
    sa iperket hanefive shqiptar apo turqë nuk perputhet me meth-hebin hanefi ,

  2. i Riu

    Selamu Alejkum,
    Pejngamber alejhisselam asnjeher si ka fale “Sunetet” ne xhami!

  3. skenda

    eselamu alejkum sa i perket dhikrit te disa hanefive pakistanez siq e pershkruan vllau fisniku ndoshta nuk i falin synetet mbas farzit dhe e bejebeje dhikrin ne kundershtim me medhebin hanefi edhe pse ata e quajne veten hanefi ve alejkum selam ve rahmetullah.

  4. Xhela

    ESSelamu alejkum hoxh i nderuar dhe ju komplimetoj per ceshtjen e trajtuar ketu,njekohesisht shume do te deshiroja qe te shkruani dicka edhe ne lidhje me dhikrin qe e bejme  neper xhamite tona,dmth bashkerisht imami me xhematin dhe lutjen ne fund,thjesht dikush ka nevoje ta di qe ky dhiker dhe kjo lutje e perbashket me imamin ka baze,shpresoj te na sjellesh nje shkrim ketu.Flm ne mirekuptim

  5. Fisnik

    Selam alejkum vëllezër të nderuar, Jetoj dhe veproj në cyrih të zvicres, shumë më ka interesuar kjo gjë, se ka disa persona që këtij veprimi i thojnë bidat, d.m.th dhikrit pas sunneteve dhe me xhemat. Desha të ju pyes, se më këtë fetva a punojnë të gjithë hanefitë, se më ka ra në sy te hanefitë e pakistanit, të cilët dhikrin e bëjnë pas farzit të qdo namazi.

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!