Globus

Pas xhamive, janë duke u shtuar sulmet mbi kishat në Izrael

Për një kohë të gjatë sulmet e radikalëve të djathtë në Izrael drejtoheshin kundër myslimanëve dhe aktivistëve të majtë. Dy vitet e fundit, në Izrael dhe në Bregun Perëndimor u është vënë flaka dhjetë xhamive.

Dy vitet e fundit, në Izrael dhe në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan u është vënë flaka dhjetë xhamive. Përfaqësues të Lëvizjes paqësore „Peace Noë“ janë kërcënuar me parrulla që iu shkruhen në muret e shtëpive. Tani të prekur nga këto sulme janë edhe të krishterët. Në mes të muajit shkurt vala e sulmeve përfshiu kishën baptiste në lagjen që banohet kryesisht nga hebrejtë në perëndim të Jeruzalemit, pak para saj një varrezë e krishterë që ndodhet në malin Zion, direkt në lagjen e vjetër të qytetit. Në mes të muajit shkurt objekt i sulmeve u bë një manastir greko- ortodoks. Dorasit kishin shkruar slloganët e tyre në mure: “Jezusi ka vdekur” shkruhej në hebraishte, „Vdekje krishtërimit“, „Ne do ju kryqëzojmë“ dhe „Maria ka qenë lavire“. Në kapakun e motorit të një makine, që ishte e një manastiri greko- ortodoks, ata shkruanin: „Çmimi”. Kjo tregon se kemi patur të bëjmë me banorë të ngulimeve. Njerëz radikalë prej tyre reagojnë zakonisht me të ashtuquajturat “Aksionet e çmimit”, aksione të ushtrisë izraelite për zbrazjen e pikave të jashtme të ngulimeve. Hakmarrja drejtohet shpesh jo kundër ushtrisë, por kundër palestinezëve dhe institucioneve të tyre – pra xhami dhe ndërkohë edhe kisha.

Një zëdhënës i policisë tha se kemi të bëjmë me “huliganë ordinerë”, që nuk kryejnë akte të motivuara ideologjikisht. Presidenti Shimon Peres kërkon të zbusë shqetësimet: „Unë dua tu them të gjitha feve monoteiste, që myslimanët, të krishterët dhe hebrejtë, që ky vend i respekton vendet e shenjta, i respekton të gjitha ritualet. Mali i Tempullit, që është i shenjtë për myslimanët është i mbrojtur, dhe ajo që është e shenjtë për të krishterët është e shenjtë edhe për ne. Dhe ajo që është e shenjtë për ne është e shenjtë për të gjithë.”

Por të krishterët në dhe përreth Jeruzalemit nuk mund të qetësohen me deklarata të tila. Ata diskriminohen përditë në kryeqytetin e Izraelit. Hebrej nacionalistë ose ultraortodoksë janë mësuar që të pështyjnë mbi titullarët e krishterë në rrugicat e qytetit të vjetër. Priftërinj dhe murgj armenë ankohen shpesh për sulme të tilla. Lagja armene në qytetin e vjetër ndodhet direkt me një lagje hebreje. Sipas të dhënave të përfaqësuesve të kishës armene, të pështyra ndodhin gati përditë. Shumë priftërinj i qëndrojnë larg lagjeve të ndryshme të qytetit të vjetër.

Organizata amerikane e të drejtave të njeriut Anti Defamation League, i ka kërkuar kryerabinit të Jeruzalemit që të veprojë me vendosmëri kundër pështyrjeve, por deri tani kjo nuk ka ndodhur. Kryerabinët Schlomo Amar dhe Jona Metzger kanë bërë vizita solidariteti tek patriarkët e krishterë të Jeruzaemit. Ata i bënë thirrje shkollave të talmudit dhe komuniteteve hebreje që të kujdesen që kërkush të mos marë pjesë në sulme të tilla. Metzger shkoi pas një zjarri që ra në një xhami dy vjet më parë në fshatin Yasuf në Bregund Perëndimor.

“Unë kam ardhur për t`i thënë fqinjëve tanë myslimanë se këto janë sulme mbi institucione të shenjta, në të cilat njerëzit luten, pavarësisht nëse është një kishë apo jë sinagogë.”

Ky mesazh i kryerabinit nuk ka mbërritur deri më sot në skenën e banorëve të ngulimeve.

(DW)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!