Esselamu alejkum. Nëse pas humbjes së virgjërisë, gjakderdhja zgjat me ditë të tëra, a duhet të falim namaz dhe të agjërojmë?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
E nderuar, nëse pas humbjes së virgjërisë zgjat gjakderdhja, ashtu sikur që theksoni ju, atëherë fillimisht duhet konstatuar se për çka bëhet fjalë: a bëhet fjalë për cikël mujor, menstruacion, apo për ndonjë çrregullim organik. Nëse bëhet fjalë për menstruacion, atëherë përfshihen dispozitat e menstruacionit, që nënkupton se nuk falë namaz e as nuk agjëron, e nëse bëhet fjalë për çrregullim organik, atëherë merr dispozitat e Sahibi udhrit. Pra, në këtë rast duhet të falë namazin, por duhet që për çdo namaz të përsërisë abdesin, dhe me këtë abdes mund të falë shumë namaze deri në hyrjen e kohës së namazit tjetër, ku duhet përsëri detyrimisht të përsëritet abdesi. Sa i përket agjërimit, çrregullimi organik, respektivisht gjakderdhja, nuk prishë punë nëse bëhet fjalë për gjakderdhjen jashtë hajzit dhe nifasit, që nënkupton se mund të agjërojë pa probleme, normalisht nëse nuk e dëmton organizmin e saj.
Allahu e di më së miri!
__________________
Jusuf Zimeri
Shkurt, 2012
www.breziiri.com
Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!