Thyerja e betimit dhe si duhet vepruar më pastaj?

Pyetja:

Esselamu alejkum!

Hoxhë i nderuar, ka disa kohë që e kam ndërprerë pirjen e duhanit dhe jam betuar se më nuk e ndez cigaren. Por, një ditë u mashtrova dhe e ndeza, tani çfarë të bëjë, a kam ndonjë detyrim fetar pasi që kam thyer betimin?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar ju keni thyer betimin dhe për këtë keni kefaret. Kefareti i betimit përcaktohet në Kur’anin Famëlartë ku All-llahu xh.sh. thotë:

“All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të pa qëllimta por ju merr në (përgjegjësi) për atë që jeni zotuar qëllimisht. Shpagimi (Kefareti) i tij është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata ose duke e liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le ti agjërojë tri ditë. Ky është shpagimi për betimin tuaj kur e theni atë. Ruani betimet tuaja, kështu All-llahu xh.sh. ju sqaron dispozitat e veta ashtu që të jeni mirënjohës.”[El Maide: 89]

Nga ky ajet kur’anor nënkuptohet se kefareti i betimit është:
1. Ushqimi i dhjetë të varfërve,
2. Veshmbathja e tyre ose
3. Lirimi i një robi.

Në rastet kur betuesi nuk mund të zbatojë njërën nga këto tri kefarete, atëherë obligohet me agjërimin e tri ditëve radhazi pa ndërprerë, që nënkupton se nëse betuesi ka mundësi që të zbatojë njërën nga këto tre lloje të kefaretit atëherë nuk i lejohet të kalojë në llojin e katërt të kefaretit që është agjërimi.

Allahu e di më së miri!

__________________
Jusuf Zimeri
Shkurt, 2012
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni


Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!