Çfarë thotë Islami për Isain a.s., gjegjësisht për Jezusin?

Muslimanët besojnë se Isai (ose Jezusi) a.s. u dërgua si Pejgamber i All-llahut (i.e., i Zotit) xh.sh., mirëpo ai nuk është perëndi ose zot, e as djalë (bir) i Zotit. Muslimanët nuk besojnë se Isai a.s., i njohur nga Krishterët dhe të tjerët si Jezusi, ka vdekur ose se është kryqëzuar ndonjëherë. Ne besojmë se ai është ngritur në qiell dhe është atje, si dhe në një moment të caktuar do të zbresë në tokë për t’iu dhënë fund të gjitha luftërave dhe për të sjellë paqe në të tërë botën. Sikurse Isai a.s. edhe Muhammedi s.a.v.s. gjithashtu është Pejgamber dhe i Dërguar. Muhammedi s.a.v.s. është Pejgamberi i fundit, dhe më nuk ka Pejgamber pas tij. Kështu që Islami është feja e fundit, e kompletuar me Kur’anin Fisnik si fjalë e pandryshueshme dhe perfekte e Zotit xh.sh. për më tepër se 1400 vite, meqë Vetë Zoti ka premtuar që do ta ruajë atë deri në ditën e fundit për të gjithë njerëzimin, ndryshe nga tekstet e shenjta të feve (ose më mirë religjionëve – sh.p.) të tjera, të cilat kanë versione të shumta dhe që janë “ripërpunuar” vazhdimisht. Zoti ose All-llahu xh.sh. është Qenia dhe Krijuesi Hyjnor dhe Suprem.

Çfarë thotë Kur’ani mbi Isain a.s.:

“Ata as nuk e vranë e as nuk e kryqëzuan atë, por atyre iu përngjau ashtu.”  (Kur’an, En-Nisa: 157)

Vetë Hazreti Isai a.s. tregoi se do të vinte Pejgamberi Muhammed s.a.v.s. Në Bibël Jezusi a.s. thotë:

“Nëse më doni mua, respektojini urdhërat e mi. Dhe unë do t’i lutëm Atit dhe Ai do t’ju dhurojë juve një tjetër ngushëllues e që ai të mundet të rrijë me ju përgjithmonë.”  (Bibla, Gjoni: 14-15/16)

“Por kur të vijë ngushëlluesi, që unë do t’jua dërgoj prej Atit, fryma e së Vërtetës, që buron nga Ati, ai do të dëshmojë për mua, dhe ai gjithashtu do të dëshmojë, ngaqë ju ishit me mua që nga fillimi.”  (Bibla, Gjoni 15-26/27)

“Ende kam shumë gjëra për t’ju thënë, por ju tani nuk mund t’i mbartni ato. Si do të jetë kur ai, shpirti i të Vërtetës do të vijë, ai do t’ju udhëzojë në të vërtetën, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por ai do të flasë nga çfarëdo që do të dëgjojë, dhe ai do t’ju tregojë për gjëra që do të vijnë. Ai do të më përlëvdojë mua, sepse do të marrë prej meje dhe atë do t’jua tregojë juve.  (Bibla, Gjoni: 16-12/14)

Ulematë (dijetarët e mirëfilltë Islamë) kanë thënë se personi që është përshkruar nga Isai a.s. që do të vinte pas tij në vargjet e lartëpërmendura nuk përkon me asnjë tjetër përveç se me Pejgamberin Muhammed s.a.v.s.

Në këtë rast ‘ngushëlluesi’ që përmendet nga ai, nuk është askush tjetër përveç se Muhammedi s.a.v.s., si dhe ligjet dhe mënyra e të jetuarit e tij (Sheriati) dhe Libri (Kur’ani Fisnik) janë ato që Hazreti Isai a.s. kërkon nga pasuesit e tij që t’i ndjekin.

“Personi” për të cilin Isai a.s. profetizoi se do të vinte pas tij në Bibël quhet Pargaleta. Kjo fjalë u shlye nga komentuesit dhe përkthyesit dhe nganjëherë u ndryshua në “Shpirti  i të Vërtetës” e nganjëherë në “ngushëlluesi” e nganjëherë edhe në “Shpirti i Shenjtë”. Kuptimi origjinal në greqishte është “atë që njerëzit e lavdërojnë për së tepërmi.” Atëherë kuptimi i fjalës është në përputhje të plotë me fjalën arabe Muhammed, meqë Muhammed do të thotë “i Lavdëruari”.

Jezusi (Isai) a.s. gjithashtu në Bibël thotë:

“… dhe pas pak kohe ju nuk do të më shihni mua; dhe prapë pas pak kohe ju do të më shihni mua, sespe unë po shkoj të Ati.” (Bibla, Gjoni: 16:16)

Ndërsa Kur’ani Fisnik thotë:

“Dhe pa dyshim se ata nuk e mbytën atë. Por All-llahu (Zoti) e ngriti pranë Vetës.”  (Kur’an, En-Nisa: 157-158)

Andaj, Muslimanët besojnë se Isai a.s. është ngritur në qiell. Sipas Hadithit ai gjendet në qiellin e dytë. Pejgamberi s.a.v.s. e përmendi këtë gjë: “Gjatë Mi’raxhit (Ngritjes) e takova Isain a.s. në qiellin e dytë. E pashë se kishte shtat mesatar, me ngjyrë (lëkure) të bardhë pak në të kuqe. Trupin e kishte aq të paqmë dhe të pastër, sa që dukej thuajse sapo kishte bërë gusull (pastrim, larje të tërë trupit) dhe kishte ardhur.” Në një tjetër Hadith Pejgamberi s.a.v.s. u përmendi Çifutëve se: “Isai a.s. nuk ka vdekur, ai pa kurrfarë dyshimi do të rikthehet tek ju para Kijametit (Ditës së Gjykimit).”

Do All-llahu që ta udhëzojë të tërë njerëzimin në të Vërtetën. Amin!

 Tiparet fizike të Hazreti Isait a.s.

Ai do t’i përngjajë Sahabiut të famshëm, Hazreti Urve bin Mes’udit r.a. Ai do të jetë me lartësi mesatare dhe me ngjyrë lëkure të bardhë në të kuqe. Flokët i zgjaten gjerë në shpatulla dhe i ka të drejta, të pastërta dhe me shkëlqim sikurse pas larjes. Kur të ulë kokën, do të duket sikur margaritarë po bien nga ajo dhe do të ketë edhe një parzmore në trupin e tij. Ai do t’i ketë të veshura dy pjesë pelhurash me ngjyrë të verdhë të çelët.

 Zbritja e Hazreti Isait a.s.

Ai do të zbresë tek një Xhemat (grup njerëzish) që do të jenë prej të mirëve dhe të drejtëve në atë kohë të përbërë nga 800 burra dhe 400 gra. Njerëzit në atë kohë do të jenë duke u përgatitur për luftë kundër Dexhxhallit (Anti-Krishtit). Do të jetë koha e faljes së Sabahut (Lutjes së mëngjesit) dhe Imam Mehdiu do të jetë Emiri (prijesi). Nga errësira e agimit papritmas do të dëgjohet një zë: “një që i dëgjon lutjet tuaja ka ardhur” – njerëzit e mirë do të shikojnë ngado derisa shikimi i tyre do të ndalojë tek Isai a.s. Me pak fjalë, në kohën e Sabahut do të zbresë Isai a.s. Kur ai të zbresë, duart do t’i ketë të vendosura në shpatullat e dy engjëjve (sipas një burimi tjetër – Ka’b Ebrarit- do të jetë mbi një vranësirë). Si pasojë e insistimit të tyre Isai a.s. do ta prezantojë vetveten. Ai do të interesohet rreth entuziazmit dhe qëllimeve të tyre për Xhihad kundër Dexhxhallit. Isai a.s. do të zbresë në anën lindore, afër Minarës së bardhë në Damask (ose tek Bejtul-Mukaddesi pranë Imam Mehdiut). Në atë kohë Imam Mehdiu do të ketë dalur për t’i udhëhequr njerëzit për Namazin e Sabahut. Ikameti do të jetë kënduar dhe Imam Mehdiu do t’i thotë Isait a.s. që ky të bëhet Imam, por Isai a.s. do t’i thotë Imam Mehdiut që ai të prijë në Namaz, meqë Ikameti tashmë është kënduar për të. Kështu që Imam Mehdiu do të prijë në Namaz dhe Hazreti Isai a.s. do të falet pas tij. Pas rukusë ai do të thotë kështu: “All-llahu e ka mbytur Dexhxhallin dhe Muslimanët janë shfaqur.”

Mbytja e Dexhxhallit (Anti-Krishtit) dhe Fitorja e Muslimanëve

Pas faljes së Sabahut (Lutjes së mëngjesit), Isai a.s. do ta hapë derën prapa tij, ku do të jetë Dexhxhalli i shoqëruar nga 70000 Çifutë. Ai, pastaj do të bëjë shenjë me dorë që ata të largohen nga hapësira në mes tij dhe Dexhxhallit. Atëherë Dexhxhalli do ta shohë Isain a.s. Në atë kohë çdo Kafir (pabesimtar) që do ta arrijë frymëmarrja e Hazreti Isait a.s. do të vdesë. Frymëmarrja e tij do të arrijë aq sa do të arrijë edhe shikimi i tij. Muslimanët atëherë do të zbresin nga malet dhe do të sulen mbi ushtrinë e Dexhxhallit. Do të ketë luftë, Dexhxhalli do të tërhiqet, e Isai a.s. do ta ndjekë atë. Isai a.s. do ti ketë dy shpata të lakueshme dhe një mburojë, dhe me ato do ta mbysë Dexhxhallin tek Porta Ludd. Ai do t’ua tregojë Muslimanëve gjakun e Dexhxhallit që do të jetë në mburojën e tij. Çifutët përfundimisht do të përzgjidhen dhe do të mbytën. Derri do të mbytët dhe kryqi do të thyhet. Njerëzit do të rikthehen në Islam. Luftërat do të përfundojnë dhe njerëzit do të rikthehen nëpër vendet e tyre përkatëse. Një grup (Xhemat) nga Muslimanët do të mbesin nën shërbimin dhe shoqërimin e tij.

Hazreti Isai a.s. do të shkojë tek Fexhr Reuha dhe do ta bëjë Haxhxhin ose Umrën (ose që të dyja) nga aty.

Ai do të shkojë edhe tek varri i Muhammedit (s.a.v.s.) dhe do ta përshëndesë, e edhe Pejgamberi (s.a.v.s.) do t’ia kthejë përshëndetjen. Njerëzit do të jetojnë jetë të rehatshme. E pastaj do të rrëzohet muri i Je’xhuxhëve dhe Me’xhuxhëve (Gogut dhe Magogut).

Të mirat (bekimet) e Hazreti Isait a.s.

- Hazreti Isai a.s. do të zbresë dhe do të qëndrojë në tokë.
- Ai do të zbresë në epokën e fundit të Ummetit.
- Ai do të jetë sundimtar i drejtë dhe gjykatës i ndershëm.
- Ai do ta rikthejë Hilafetin e Pejgamberit s.a.v.s.
- Ai do ta zbatojë, e edhe të tjerët do t’i mesojë me Kur’an dhe Hadith (Sheriat, traditën Islame).
- Ai do t’i udhëheqë njerëzit në namaz.
- Ai do të qëndrojë në tokë për 40 vite pas zbritjes. Ajo do të jetë epoka më e mirë e Ummetit, pas epokës së parë të Islamit.
- Pasusesit e tij All-llahu xh.sh. do t’i mbrojë nga Xhehennemi.
- Ata që do ta ruajnë Dinin ose Fenë Islame duke u shoqëruar me Isain a.s. do të jenë në mesin e më të dashurëve të All-llahut të Madhërishëm.
- Gjatë kësaj periudhe të gjitha religjionet ose medhhebet, përveç fesë Islame do të përfundojnë, kështu që nuk do të ketë Kuffar (pabesimtarë) më në botë.
- Do të ndalohet Xhihadi.
- Nuk do të merret Hiraxhi.
- E as Xhizja.
- Pasuria dhe prona do të rritet aq shumë saqë askush nuk do të pranojë pasurinë e tjetrit (si p.sh. sadaka, zeqat etj.) dhe çdo kush do të jetë i pavarur.
- Zekati (Lëmosha, ndihma ndaj të varfërve) dhe Sadakaja do të anulohen (meqë nuk do të ketë më të varfër që t’i pranojë ato!)
- Njerëzit do ta dojnë Sexhden (përuljen ndaj Zotit xh.sh.) me tepër se botën dhe atë që gjendet në të.
- Të gjitha llojet e bekimeve (të mirave ) fetare dhe të kësaj bote do të zbresin mbi tokë (shumë gjëra Hallall (të lejuara) do të krijohen).
- Do të mbizotërojë paqja, harmonia dhe qetësia gjatë kohës së qendrimit të Isait a.s. në tokë.
- Nuk do të ketë asnjë armiqësi për një periudhë shtatë vjeçare, biles as në mes të dy personave.
- Të gjitha zemrat do të çlirohen nga koprracia, zilia, urrejtja, mëria dhe xhelozia.
- Për një periudhë 40 vjeçare askush nuk do të sëmuret ose vdesë.
- Do të nxirret helmi nga çdo shtazë helmuese.
- Gjarpërinjtë dhe akrepat nuk do t’i bëjnë dëm askujt,saqë edhe nëse një fëmijë do ta fusë dorën në gojën e ndonjërit nga ta, nuk do t’i bëjë asgjë.
Shtazët e egra nuk do t’i bëjnë dëm askujt.
- Nëse një burr do të kalojë pranë ndonjë luani, ai nuk do të merakoset e as nuk do të lëndohet., ose edhe sikur ndonjë vajzë do t’ia hapë gojën e tij për ta testuar se a do të bëjë diçka (a do të reagojë).
- Devetë do të kullosin pranë luanëve, gatopardët do të rrinë pranë bagëtisë dhe çakejt me dhitë.
- Pjelloria e tokës do të rritet në atë masë saqë edhe sikur një farë të mbillet në një shkëmb, ajo do të mbijë.
- Një shegë do të rritet aq e madhe saqë një xhemat do të mund të hajë prej saj dhe njerëzit do ta përdorin lëvozhgën e saj për të bërë hije.
- Do të ketë aq shumë bereqet (bekim) në qumësht sa që një deve do të mjaftojë për një xhemat të madh, një lopë për një fis dhe një dhi për një familje.
Shkurtimisht, pas zbritjes së Isait a.s. jeta do të jetë tepër e këndshme (pa krahasim).

Shkurtimisht, pas zbritjes së Isait a.s. jeta do të jetë tepër e këndshme (pa krahasim).

Martesa dhe vdekja e tij

Pas zbritjes së tij në tokë, Hazreti Isai a.s. do të martohet. Ai do të ketë fëmijë dhe do të jetojë 19 vite pas martesës. Ai pastaj do të vdesë dhe Muslimanët do t’ia falin Namazin            e Xhenazës së tij. Pastaj do ta varrosin pranë Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. në Medine.  (Tirmidhiu)

 

Autor: Myfti Efzal Husein Ilias

Burimi: Islamcan.com

Shqipëroi: Daim Abazi

 

(Breziiri)

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. beshir

    elhamdulilah sa shum edu at koh sikur un te jem ne ket ngjarje :S:S

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!

HAPSIRE REKLAMUESE