Ishte njëherë e një kohë një motër e vëlla, që duheshin shumë, dhe ndihmonin njëri-tjetrin, por një ditë vëllai shkoi ushtar, dhe motra filloi të qante pasi nuk do merrte lajm nga i vëllai për një kohë të gjatë, prandaj vendosën pasi që nuk kishin të holla, dhe ishin të varfër që i vëllai t’i dërgonte shpesh letra me kusht që ajo t’i refuzonte duke mos paguar të hollat postierit.
Me këtë ajo kuptonte që i vëllai ishte mirë dhe e kujtonte shpesh. Duhet cekur këtu se kur nuk ekzistonin pullat postare çdo individi që i arrinte një letër paguante postierin në momentin që merrte letrën dhe nuk paguante kur e refuzonte atë.
Por postieri ia tregoi këtë ngjarje dikujt dhe ai pasi u mendua për një kohe shpiku pullën e parë postare të parapaguar kështu që postieri nuk e bënte më rrugën kot.
(Marrë nga gazeta “Zëri”)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!