Nacionale

78 anëtarët që firmosën Deklaratën e Pavarësisë

Shqipëria dhe të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë kanë nisur përgatitjet për kremtimin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Qeveria shqiptare ka ngritur Komiteti Ministror për organizimin e festimeve në mënyrë që ky përvjetor i madh për shqiptarët të jetë në nivelin që e meriton.

Por, a e dinë të gjithë shqiptarët se kush ishin patriotët që nënshkruan deklaratën e Pavarësisë në Vlorë më 1912? Nuk besoj se dihen të gjitha emrat. Ndoshta at kryesorët. Dhe kjo nuk vjen vetëm për fajin tonë por edhe për fajin e regjimit komunist, i cili për arsye politike manipuloi dokumentin zyrtar të kësaj ngjarje historike duke shtuar emra që as nuk ishin atë ditë në Vlorë.

Redaksia e Portalit “Albeu.com”, në një hulumtim që ka kryer ditët e fundit, ka arritur të zbulojë të gjithë emrat e atyre burrave patriotë dhe shqiptardashës, delegatë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë, të cilët firmosën dokumentin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Redaksia jonë, duke shprehur nderim dhe respekt për veprën e tyre historike, ju fton të lexoni emrat e 78 delegatëve të Pavarësisë.

Lista e plotë

• Berat: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara;

• Skrapar: Xhelal Bej Koprencka; Hajredin Bej Cakrani;

• Lushnjë: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa;

• Dibër: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Lengu;

• Mat: Ahmet Bej Zogu (më vonë Zog I), Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu;

• Ohër dhe Strugë: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Bej Hima;

• Durres: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri;

• Tiranë: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani;

• Shijak: Xhelal Bej Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu;

• Krujë: Mustafa Merlika-Kruja;

• Elbasan: Lef Nosi, Shefqet Bej Daiu, Qemal Bej Karaosmani, Dervish Bej Biçaku;

• Peqin: Mahmud Efendi Kaziu;

• Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi (jo Ismail Bej Vlora);

• Gjirokastër: Azis Efendi Gjirokastra, Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfid Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli;

• Përmet: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora;

• Tepelenë: Feim Bej Mezhgorani;

• Janinë: Kristo Meksi, Aristidh Ruci;

• Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati;

• Delvinë: Avni Bej Delvina;

• Korçë: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo,

• Pogradec: Hajdar Blloshmi;

• Kosovë, Gjakovë dhe Plavë-Guci: Rexhep Bej Mitrovica, Bedri Bej Ipeku, Salih Gjuka, Mid′hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Derralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel Bej Begolli, Qerim Begolli;

• Shkodër: Luigj Gurakuqi;

• Vlorë: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqerem Bej Vlora;

• Kolonia shqiptare në Bukuresht: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati

 

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!