Astronomët thonë se toka mund të ketë deri në 160 miliardë fqinjë planetarë në galaktikën e saj. Sipas një studimi të ri të këtyre astronomëve, secili prej 100 miliardë yjeve në atë që njihet si Rruga e Qumështit, ka të paktën një planet që rrotullohet rreth tij.
Shkencëtarët thonë se numri shumë i madh i të ashtuquajturve planetë të jashtëm shton mundësinë që në të paktën një prej tyre më në fund mund të zbulohen shenja jete.
Meqë shkencëtarët nuk mund të numërojnë çdo planet në galaktikën e Rrugës së Qumështit, ata analizuan të dhëna të përzgjedhura nga vëzhgimet në një numër të vogël të rreth 100 milion yjeve dhe pastaj llogaritën numrin e planetëve në gjithë galaktikën. Projekti 6 vjeçar përfshin vëzhgime të 42 astronomëve nga e gjithë bota.
Një grup më i vogël shkencëtarësh shqyrtoi të dhënat, për të gjetur prova nëpërmjet lentës kozmike zmadhuese, në të cilën drita e një ylli në sfond ndryshon dhe ndriçohet nga fusha e gravitetit të një ylli tjetër, që kalon plotësisht para tij.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!