(Pjesa e tretë)
Pasi që argumentet e Allahut na njohën me këto fakte, pasi që na binden përforcuan ndjenjat tona për to, vjen radha e detyrimeve të mënyrës së të sjellurit dhe ligjeve fetare që na ka adresuar i Lartmadhërishmi, duke na i urdhëruar, këshilluar, ndaluar apo duke na tërhequr vëmendjen për to.
Ne, s’do t’i paraqesim tani ato ligje, llojet, rëndësinë e tyre e as nuk do ju njohim me to në detaje, meqë për këtë do të ketë raste të tjera me të favorshme.
Por do të donim t’ju tërhiqnim vëmendjen këtu ndaj marrëdhënies korrelative mes këtyre fakteve doktrinale prej të cilave njeriu duhet të nxjerrë mësime dhe ligjeve juridike, të cilave njeriu duhet t’i përmbahet me vendosshmëri.
E ne, nuk kemi dyshim se urtia e lartë, në fenë që Allahu xh.sh. obligoi për robërit e Tij, është që njeriu duhet të zgjedhë me kujdes më të vlefshme të sjelljes së tij me njerinë, jetën dhe tërë komponentet. Pastaj ai e konsideron atë rrugë si një ligj që duhet zbatuar dhe si një drejtim udhëzues. Kjo është garanci për lumturinë individuale të njeriut dhe formimin e një shoqërie të pacenuar njerëzore.
Dhe vërtet, kjo është urtësia e madhe prej fesë.
Por si mund t’i nënshtrohet njeriu këtyre mësimeve dhe t’i kryej ato me bindje duke iu përmbajtur atyre nëse nuk e njeh burimin e tyre, nëse nuk beson në këtë burim, së pari në shkencën e Tij e së dyti në urtësinë dhe mëshirën e Tij?
Pikërisht për këtë, është patjetër që feja të rivendosë ekzistencën e vet në thelbin e qenies së njeriut mbi bazat e akides-besimit që përfshin njohurinë rreth Hyjnisë së Allahut e Njësisë së Tij, pastaj njohurinë rreth të qenurit rob ndaj këtij Allahu.
Së fundi duhet bindja e tij në mënyrë kategorike që ai vet do të jetë para Allahut, Krijuesit të tij në ditën e dhënies llogari, për t’u gjykuar dhe shpaguar për çdo të mirë e të keqe që ai bëri në këtë jetë.
Njeriu mëson këto të vërteta dhe bindet prej tyre arsyeja e tij, gjenë qetësinë e brendshme, atëherë ai është i aftë t’i pranojë tërë direktivat e mënyrës së të sjellurit që Allahu ia ka drejtuar atij.
Për këtë arsye do t’i pranojë ato, duke qenë i bindur se në to ka vetëm të mira, pavarësisht nëse ato janë ose jo të qarta për të. Se ai di që Zoti i tij është i Urtë dhe se ligji i Tij nuk e devijon nga drejtimi i drejtë dhe rruga e pacenuar.
Ai di gjithashtu që Allahu xh.sh. është i Madhërishëm me të dhe nuk e urdhëron pos për të mirë sado që i është e rëndë, dhe as që e ndalon pos nga e liga sado që mund të jet e dëshiruar për të dhe epshet-tekat e tij.
Krahas kësaj, kjo akide-besimi që është burim besimi në ligjet juridike dhe baza e garancës në to, i shfaqen epidemi dhe faktorë që e dobësojnë atë, e për rrjedhim i kthehet autoriteti në sentimentalizma, edhe në rast se nuk depërton nëpër të dyshimi në mendje. Pjesa më e madhe e këtyre epidemive paraqiten në mrrekullitë dhe harresat tokësore që nëse thellojnë rrënjët në sentimentat dhe ndjenjat e izolojnë njeriun nga zotërimi i këtyre opinioneve. Kështu nuk kthehet më bashkëveprimi me dashamirësinë e tij dhe emocionet e tij por kthehet gjendja e cila e bën të mbyllur kabinave të vetëdijes së tij.
E nga urtësia e Allahut xh.sh. është se Ai i caktoi njeriut një drejtim-udhëzim nga adhurimet, si: namazi, agjërimi, haxhi, zikri … të cilat ia obligoi sipas një metode të drejtë, efikase, pa ekzagjërime e pa neglizhenca për të qenë ato ushqim për bazat e atyre opinioneve, madje për të qenë fortesë për stuhitë e joshjeve.
Sado që të zhytet njeriu musliman në jetën e kësaj bote apo në çështjet e saj, ose sado që të ekspozohet ndaj tundimeve të saj, ngase në lidhjen e tij që ekziston mes adhurimit dhe përqëndrueshmërisë, trungun e besimit të tij e bën besëtor, gjithnjë e më të fortë e më të thellë.
Kjo është urtësia Hyjnore në obligimet me adhurime.
Vërtetë që kjo është mbrojtëse e besimit.
Akidja me rolin e saj është bazë e pashmangshme për të shtuar sigurinë e robit në ligjet, imperative apo ndaluese, të Zotit të tij, që lidhen me tërë, udhëkryqet e jetës dhe komponentet e saj si familja, shoqëria, pushteti, financa, krimet, sanksionet, marrëdhënjet ndërkombetare, etj..
Më kujtohet që një grup perëndimorësh të kombësive të ndryshme që ishin bërë muslimanë kohëve të fundit, më vizituan para disa vitesh. Përgjatë bisedës njeri prej tyre më pyeti se: “Përse islami nuk ia jep gruas të drejtën për kryesinë e shtetit”?
Më kujtohet që shpreha tërë argumentet që pohojnë se psikika e gruas, natyra e saj organike dhe rrethanat e saj shoqërore ia pengojnë harmoninë e të kryerit në mënyrë shembullore funksionet drejtuese të shtetit, në shoqërinë islame.
Kur mendova se tashmë e binda me ata argumente objektive ose neutrale, ma priti së thëni: Jamë në gjendje të debatoj për të gjitha argumentet që përmende, por unë njëkohësisht jam i bindur që kur i Dërguari Muhamed a.s. deklaroi se i është ndaluar gruas një funksion i tillë, nuk ishte opinioni i tij, por ishte një shpallje nga Allahu xh.sh., që ua njoftoi njerëzve.
Kur kam besim në urtësinë dhe drejtësinë e Allahut, jam në bindje, pavarësisht nga çfarëdo argumenti, se kjo është e vërteta dhe e drejta.
U duk qartë se argumenti i shkurtër ne të cilin ai u mbështet ishte shumë më i fortë se sa filozofimi im i gjatë për të cilin kujtova se bëra mirë që shfaqa.
Ja dhe një shembull tjetër që shton qartshmëri në këtë të vërtetë: Kur i zbriti ajeti Kur’anor të Dërguarit të Allahut mbi ndalimin e alkoolit, ai urdhëroi një nga sahabet-shokët e tij që të shkojnë dhe t’ia kumtojnë njerëzve. Kushdo që e dëgjoi këtë ajet iu afrua shtamave-qypave të mbushur me alkool që kishte dhe i theu ato, edhe pse për shkak të lidhjes së thellë me të, ata i ruanin e zbukuronin siç ruanin e zbukuronin thesët e grurit.
Ngjau kjo, ndërkohë që disa njerëz pinin. Ata menjëherë flakën alkoolin, thyen gotat e tyre dhe me zëra të lartë thirrën: “Bindje Ty o Allah! O Zot! Tashmë i dhamë fund”.
Kjo atëherë, ndërkohë që Amerika më 1933 e provoi veten në këtë, duke deklaruar për ndalimin e alkoolit, dhe këtë e bëri me një bindje të brendshme të plotë. Mirëpo nuk kaloi shumë e hoqi dorë nga caku. U largua nga bota e të ndaluarës dhe u kthye si më parë. Duke ditur se njerëzit në Amerikë ishin shumë më tepër në dijeni për dëmet dhe sëmundjet që shkakton alkooli se sa arabët kur iu zbrit ajeti!.. Sa çuditshëm ky ndryshim?
Pra ndryshimi ekziston në atë që arabët pranuan argumentin ndalues në bazë të asaj që ai ishte urdhër nga Allahu i Lartmadhërishëm të cilit ia hapen zemrat së madhëruari, dashuruari dhe tek i cili kishin bindje absolute se Ai nuk urdhëron pos për të mirë dhe nuk ndalon pos nga e keqja. Bindje këto të cilat zhdukën dhe dëshirat e tyre.
Kurse amerikanët dolën me flamurin e ndalimit të alkoolit, në bazë të mendjes së tyre, ndërkohë që edhe heqja dorë nga vazhdimi i zbatimit të ligjit, ndodhi po në bazë të mendjes.
Është nga punët e njohura që nëse bindjet mendore ndeshen me dëshira, epshe, tundime, atëherë gjithnjë fitorja do të jetë e dëshirave, tekave e jo e vendimeve mendore.
Konkluzionet në të cilat arrijmë dhe besojmë në to pas kësaj, është se besimi që zbriti me revelatën Hyjnore te njeriu mbi të vërtetën e universit, jetës dhe lidhjes së njeriut me Zotin, që nuk ka rival, dhe të ardhmen e tij pas kësaj jete, nuk e shtyn pronarin e atij besimi (besimtarin) në sjelljen e duhur pos nëse ai është vendosur në bindje mendore dhe është dhënë me plot ndjenja dhe shpirtë.
Besimi në Zot pa dashuri për Të ose frikë ndaj Tij, s’e gjallëron pronarin e vet e as s’e përgatit-aftësinë për ndonjë sakrificë apo përkujdesje në rrugën e besimit të tij.
Kjo ngaqë njeriu është më shumë i ndikuar dhe i udhëzuar nga emocionet e zemrës së tij sesa nga bindja mendore.
Shumë njerëz sakrifikojnë çdo gjë në emër të asaj që duan ose si një masë paraprake ndaj asaj që i frikësohen. Por shumë pak janë ata që sakrifikojnë në emër të asaj që dijnë.
A nuk shihni kudo në perëndim një numër të madh njerëzish mendjet e të cilëve janë mbushur me bindje për ekzistencën e Allahut. Shkruajnë përmbledhje-kapituj ku njoftojnë për këtë besim, por nëse vëreni sjelljen e ndonjërit prej tyre, e shihni që është i tërhequr nga frymëzimet e instiktit dhe epshit të tij pa dhënë vlerë apo llogari për këtë besim?
A nuk shihni madje që edhe bota islame është plot me muslimanë të këtij lloji? Janë të bindur në islam dhe e mbrojnë atë me një racionalitet të rallë. Por njëkohësisht ata nuk janë të gjithë të tërhequr nga epshet dhe dëshirat e tyre që ia kanë vënë zemrat nën kontrol.
Sado që ato epshe bien në kundërshtim me kërkesat e atij besimi.
Pra ne doemos të kthehemi të rivendosim që besimi i plotë në Allahun xh.sh. nuk mund t’i plotësoj punët e tij të dëshiruara në qenien njerëzore, pos nëse ngulit bindjen në arsyen dhe nëse nga brenda dominon zemrën. Nëse shkenca është mënyra për të ngulitur të tillë bindje në arsye, mjetet e të përhapurit të saj si emocion apo ndjenjë, janë ato të praktikimit të saktë të adhurimeve, vazhdueshmërisë në të kujtuarit e Allahut xh.sh. dhe njohja e cilësive të Tij. Kjo ishte ajo që pasuron zemrën me pasuri për Allahun xh.sh. me frikë prej Tij dhe adhurim për Të.
Kështu pronari i një zemre të tillë zbaton urdhërat dhe obligimet e Allahut me vullnet dhe nënshtrim të plotë.
Si rrjedhim, dashuria e zemrës do të korrespondoj me bindjen mendore.
Ky ishte boshllëku i parë që duhej të mbyllej, me qëllim që të ofroja lidhje të gjalla mes besimtarit teorik dhe sjelljes praktike qoftë në fushat e botës islamike apo me ato të shoqërive perëndimore.
Ky me sa duket është i pari dhe i fundit problem që ka nevojë për t’u zgjidhur. Le ta gjejmë zgjidhjen në kapitullin që vijon.
-FUND-
Shkruan: Prof. Dr. Muhamed S.R. EL-BUTI
Përktheu nga arabishtja: H. Afrim ef. Tahiri
(Shkëputur nga libri: “Hyrje në të kuptuarit e esencës – Kush jam?, Përse?, dhe, Për ku?”)
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!