Qengji që donte të bëhej dash i egër

Jo të gjithë janë të prerë për një jetë të qetë. Ka nga ata që mërziten. Dhe pikërisht kështu i ndodhi një dashi të ri. I mërzitur duke qëndruar gjithë kohën në një tufë dhensh dhe duke iu bindur urdhrave të një bariu dhe një qeni, një ditë të bukur ia mbathi dhe shkoi lart në male. Donte të takonte deshtë e egër, që janë edhe ata dhen, por që jetojnë të lirë në shkëmbinj e përroska.

Deshtë e egër e pritën me gëzim dhe e njohën me dashin më të ri ndër ta. Një ditë të bukur këtij të fundit i dolën brirët. I dolën edhe qengjit tonë, por ndërkohë që brirët e tij ndaluan së rrituri kur ishin sa një pëllëmbë, ato të dashit të egër vazhduan të rriteshin deri sa u bënë madhështorë si kurora e një mbreti.

Në fillim deshtë e egër shihnin me habi qengjin, por më pas ndonjëri edhe tallej me të. Ishte e vështirë për të, pasi nuk kishte asnjë nga të tijtë që ta ngushëllonte dhe ta bënte ta kuptonte se kush nuk është i kënaqur nga fati i tij rrezikon të ngelet vetëm dhe i braktisur, pa asnjeri që t’i thoshte se mund të kënaqej edhe me brirë një pëllëmbë.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!