Shënim: Pejgamberi i All-llahut (s.a.v.s.) na ka nxitur që vazhdimisht ta recitojmë (këndojmë) Suren El-Kehf, e cila pa kurrfarë dyshimi do të na mbrojë nga të këqijat e Dexhxhallit.
Imran ibn Husein (r.a.) rrëfen se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s.) duke thënë: “Që nga krijimi i Ademit (a.s.) gjer në Ditën e Kijametit nuk ka fitneh (e keqe, test) më të madhe se ajo e Dexhxhallit.”
Hudhejfe (r.a.) thotë: Dexhxhalli do të jetë i verbër në syrin e tij të majtë. Do të ketë qime shumë të dendura nëpër trup, si dhe me vete do ta ketë llojin e tij të Xhennetit dhe Xhehennemit: Megjithëse Xhenneti i tij do të duket si Xhennet, në realitet do të jetë Xhehennem, në të njëjtën mënyrë, megjithëse Xhehennemi i tij do të duket si Xhehennem, në realitet do të jetë Xhennet. (Muslimi)
Imran ibn Husein (r.a.) thotë se Pejgamberi i All-llahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Ata që dëgjojnë për Dexhxhallin duhet të rrinë larg nga ai. Për All-llahun! Një njëri do t’i afrohet atij duke menduar se është besimtar (i fortë), por kur t’i sheh të bëmat e tij mahnitëse, do të bëhet pasues i tij.”
Ubade ibn Samti (r.a.) një herë pati thënë: “Ju kam shpjeguar për Dexhxhallin, mirëpo po frikësohem se ju mundet që të mos keni kuptuar. Mesihu-Dexhxhali do të jetë i shkurtër dhe këmbët e tij do të jenë të shtrembëra. Flokët do t’i ketë tepër kaçurrela. Ai do ta ketë vetëm njërin sy (me të cilin mund të shohë, dhe të cilin do ta ketë të dalur jashtë, siç na informojnë Hadithe të tjera), ndërsa syrin tjetër do ta ketë totalisht të rrafshët, i cili nuk do të jetë as i futur brënda (në zgavren e tij) e as i dalur jashtë.
Nëse ju keni ende ndonjë dyshim në lidhje me të, atëherë silleni në mendje se Mbështetësi (Rabbi) juaj nuk është me një sy – i verbër. (Meqë Dexhxhalli në fund do të pretendojë se është All-llahu xh.sh.)”
Në një Hadith të gjatë të transmetuar nga Ebu Se’idi (r.a.) i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) raportohet të ketë thënë: “Do të vijë Dexhxhalli, por do të jetë e ndaluar dhe e pamundshme që ai të hyjë në Medine. Ai do ta ngrejë kampin e tij në një tokë jopjellore jashta Medines. Një njëri që do të jetë njeriu më i mirë do të konfrontohet me të duke i thënë: Dëshmoj se ti je me të vërtetë Dexhxhalli, për të cilin na ka informuar Pejgamberi i All-llahut (s.a.v.s.).
Dexhxhalli do t’u thotë pasuesve të tij: Nëse e mbys këtë njëri dhe pastaj e ringjall, a do të dyshonit atëherë ju në mua? Ata do t’i thonë: Jo. Ai pastaj do ta mbysë atë njeri (sipas një transmetimi tjetër ai do ta ndajë atë në dysh) dhe mandej do ta ringjallë. Njeriu do të thotë: Plotësisht jam i bindur, më tepër se çdo herë, se ti definitivisht je Dexhxhalli.
Dexhxalli do të tentojë që përsëri ta mbysë këtë njeri, mirëpo përpjekja e tij do të jetë e kotë.”
(Sipas një Hadithi, pas këtij incidenti, Dexhxhalli nuk do të jetë më në gjendje që të dëmtojë dikë tjetër.)
Enesi (r.a.) thotë se i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Do të vijë Dexhxhalli dhe më në fund do të arrijë në periferi të Medines. Aty do të ndodhin tri lëkundje. Në atë kohë, të gjithë pabesimtarët dhe hipokritët do të zhduken (nga Medina).”
Në këtë mënyrë Medinetul-Munevvere do të spastrohet nga të gjithë hipokritët e ligjë.
Esma bint Jezid (r.a.) tregon se Pejgamberi i All-llahut (s.a.v.s.) njëherë erdhi tek shtëpia e saj dhe foli rreth Dexhxhallit. Ai tha se para se të shfaqet Dexhxhalli do të ketë tri vite thatësirë. Në vitin e parë qielli do ta ndalojë një të tretën e shiut, e si pasojë toka do ta ndalojë një të tretën e prodhimtarisë së saj. Në vitin e dytë qielli do t’i ndalojë dy të tretat e shiut, e si pasojë toka do t’i ndalojë dy të tretat e prodhimtarisë së saj. Në vitin e tretë qielli do ta ndalojë të tërë shiun, andaj atë vitë nuk do të ketë të korrura. Të gjitha kafshët, qofshin barëngrënëse ose mishngrënëse, do të ngordhin si rezultat.
E keqja më e madhe e Dexhxhallit do të jetë kur t’i afrohet dikujt dhe i thotë: Nëse unë do ta ringjalli devenë tënde, a do të më besosh se unë jam zoti yt? Ky njeri do t’i thotë: Pa dyshim. Pastaj Shejtani (nga mesi i shumë Shejtanëve që do ta shoqërojnë gjithmonë Dexhxhallin) do të shfaqet para atij personi në formën e devesë së tij me gunga të ngritura dhe me gjinj përplot qumësht.
Në të njëjtën mënyrë Dexhxhalli do t’i shfaqet një njeriu tjetër, babai dhe vëllai i të cilit kanë vdekur që moti, dhe do ta pyet: Nëse do të ta sjellë babain dhe vëllain tënd sërish në jetë, a do të besosh se unë jam zoti yt? Personi në fjalë do t’i përgjigjet: E pse jo? Shejtani përsëri do të marrë formën e babait dhe vëllait të tij… (Ahmedi)
Mugire ibn Shu’be (r.a.) thotë se askush nuk e ka pyetur Pejgamberin e All-llahut (s.a.v.s.) rreth Dexhxhallit më shumë se sa unë. Pejgamberi i All-llahut (s.a.v.s.) më ka thënë: Si mundet ai vallë të të dëmtojë ty? I thashë: Njerëzit po thonë se ai do të posedojë me vete një mal me bukë (ushqime) dhe një lumë me ujë (shumë ujë). I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) më tha: Tek All-llahu xh.sh. ai është shumë më tepër i turpëruar se aq (i.e., All-llahu xh.sh. e di shumë mirë se në realitet Dexhxhalli nuk posedon asgjë, dhe e tërë ajo që shfaqet me të nuk është gjë tjetër përveç se mashrim) (Buhariu dhe Muslimi)
Hadithe të tjera në lidhje me Dexhxhallin na informojnë se:
- Ai do të shfaqet në mes Shamit dhe Irakut, si dhe të dalurit e tij do të merret vesh derisa ai është në Isfahan, në vendin e quajtur Jahudea.
- Çifutët e Isfahanit do të jenë pasuesit e tij kryesorë.
- Pavarësisht se pasuesit e tij më të shumtë do jenë Çifutë, do jetë edhe një numër shumë i madh grashë gjithashtu që do ta pasojnë atë.
- Ai do të ketë me vete zjarr dhe ujë, por në realitet zjarri i tij do të jetë ujë i ftohtë, ndërsa ajo që duket të jetë ujë i ftohtë, në realitet do të jetë zjarr i flakëruar. Ata që i binden do të hyjnë në ‘Xhennetin’ e tij, kurse ata që nuk i binden do të hyjnë në ‘Xhehennemin e tij’.
- Në syrin e tij të majtë do të jetë një gjë sikur thua i trashë.
- Shkronjat ‘Ke’, ‘Fe’, ‘Re’ do të shfaqen në ballin e tij dhe do të jenë të lexueshme nga të gjithë Mu’mininët (Besimtarët), pavarësisht se ata a dinë të lexojnë apo jo.
- Ai do të ketë fytyrë me ngjyrë gruri.
- Ai do të udhëtojë me shpejtësi shumë të madhe dhe për mjet transporti do ta ketë një mushkë të madhe. Thuhet se ai do të luajë muzikë të këndshme, e cila do t’i joshë të dashuruarit ndaj muzikës.
- Dexhxhalli do të pretendojë se është pejgamber.
- Ai pastaj do të pretendojë se është zot.
- Ai do të bëjë gjëra të pazakonshme.
- Ai do të udhëtojë në tërë botën. Ai do t’u sjellë shi atyre që besojnë në të, gjë e cila do të shkaktojë rritjen e mirëfilltë të të korrurave, që drunjtë të japin frute dhe që të trashet bagëtia.
- Ai do t’u shkaktojë thatësi atyre që nuk besojnë në të, gjë e cila do të rezultojë në uri dhe vështirësi për ta.
- Gjatë kësaj kohe të vështirë Mu’mininët do ta largojnë urinë e tyre përmes recitimit të Subhanall-llah dhe La ilahe il-lall-llah.
- Thesaret e fshehura do të dalin në shesh nën komandën e tij.
- Ai do të qëndrojë në këtë botë për dyzetë ditë; gjatësia e ditës së tij të parë do të jetë sa një vit, e të dytës sa një muaj, e të tretës sa një javë, ndërsa ditët tjera do të jenë normale (sikur ditët tona).
- Ai nuk do të ketë mundësi që të hyjë në Mekkë, sepse Melaiket (Engjujt) do ta ruajnë Qytetin e Shenjtë. Po ashtu nuk do të ketë mundësi që të hyjë as në Medine, sepse Melaiket do t’i ruajnë që të shtatë hyrjet e saj; Nga Medina ai do të vazhdojë për – në Sham, ku është i vendosur Imam Mehdiu.
- Dhe në fund do të zbresë Isai (a.s.) nga qielli dhe do ta ndjekë atë derisa përfundimisht do ta mbysë tek Lydda e sotshme (Baad Lud).
Burimi:
Islamcan.com
Autor:
Muhammed Ali Ibn Zubejr Ali
Shqipëroi:
Daim Abazi
(Breziiri)
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Es-selamu alejkum!
E nderuara Arita,
Dexhxhalli është një krijesë që All-llahu xh.sh. e ka krijuar si sprovën më të madhe për të gjithë njerëzit (e nuk është pikërisht siç mendohet se ai është të këqijat që po na rrethojnë, edhe pse ai ka ndikim në to – së bashku me ndihmën e shejtanëve – derisa të vijë dita që të shfaqet si njeri-udhëheqës çifut në këtë botë, pra në fund të misionit të tij). Pra, me pak fjalë ai nuk është drejtpërdrejt njeri, por është një krijesë e keqe që do t’i vijë dita të personifikohet si njeri për t’i sprovuar njerëzit. Si argument për këtë gjë mund ta marrim faktin se pasi që ai të mbytet nga Isai a.s. askund nuk përmendet më se çfarë do të ndodhë me të, p.sh. se a do të shkojë në Xhehennem së bashku me njerëzit e këqinjë dhe shejtanët. Pra, për të gjithë të këqinjtë përmendet se do të shkojnë në Xhehennem, si nga njerëzit, shejtanët e xhindet (konkretisht edhe për Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët), ndërsa për Dexhxhallin jo (as në Kur’an as në Hadithe). Mirëpo, prapseprap All-llahu i Gjithdijshëm e di më së miri!
Me respekt,
D. A.
Es-selamu alejkum!
Mos rastesishte Dexhalli te jete jo njeri por mund te jete e keqja e sotit, gjerat e keqija qe ndodhin?
E nderuara Selvete!
Këtë gjë e lejon All-llahu xh.sh. vetëm që t’i sprovojë njerëzit, siç është rasti me shejtanin la’netull-llahi alejhi që e ka krijuar si sprovë për ne. Ama tek e fundit muslimanit të mirë nuk i takon te futët në mendime abstrakte e të thotë pse kështu e pse ashtu, por i takon të thotë: Kadderull-llahi ve ma shae feale, pra: Është caktim i Zotit xh.sh., dhe Ai bën çfarë të dëshirojë!
Es-selamu Alejkum dhe All-llahu Fuqiplotë na mbroftë nga kjo sprovë e llahtarshme. Amin!
Me respekt,
D.A.
me intereson vetem nje gje,pse zoti fuqiplote e lejon nje gje te tillë
une mendoje se dexhalli jeton ne kete kohe