Kopja më e vjetër e Kur’anit do të ekspozohet në muzeun britanik

Kopja më e vjetër e njohur deri më tani e Kur’anit famëlartë do të ekspozohet në muzeun britanik

Historikisht Kur’an-i-Kerim, të cilin biblioteka kombëtare e Britanisë (British Library) ia ka huazuar për një kohë të caktuar muzeut të famshëm britanik në Londër, do të ekspozohen në ekspozitën e parë të këtij muzeu në temën ‘Udhëtimi i pelegrinëve në Mekë’.

Zyrtarët e muzeut bëjnë të ditur se të gjithë ata që dëshirojnë ta shohin kopjen më të vjetër të Kur’an-i-Kerimit, i cili do të ekspozohet në kuadër të kësaj ekspozite, mund ta vizitojnë muzeun prej 26 janarit deri më 15 prill.

Përfaqësuesit e muzeut thonë se shumë ekspertë islamë në mbarë botën presin me padurim ditën kur do ta shohin mushafin më të vjetër.

(Islamgjakova)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!