Procesit të gjatë e të lodhshëm të votimit në Egjipt i ka ardhur fundi. Komisioni Qendror Zgjedhor në Kajro shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.
Ashtu sic parashikonin sondazhet e para, partia Drejtësi dhe Liri, e njohur ndryshe si “Vëllazëria Muslimane” ka mundur të marrë 127 mandate në Asamblenë e re, e barabartë me 40 përqind të vendeve. Në vendin e dytë janë renditurë salafitët me 96 mandate, ndërsa në vendin e tretë me 36 mandate u renditën liberalët e Wafd, 33 mandate mori Blloku Egjiptian, koalicion ku bën pjesë edhe partia e miliarderit Naguib Sauiris.
Këto ishin mandatet e ndara sipas sistemit proporcional, që jep 2/3 e 498 mandateve që do të ketë asambleja e re e Egjiptit, 1/3 do të plotësohet sipas votimit në mazhoritar.(tch)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!