Obama: Miqësia që kam krijuar me liderë si Erdoani, është me rëndësi

Presidenti Amerikan Obama është shprehur me fjalët: “Miqësia që kam krijuar me liderë si Erdoani, është me rëndësi”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është shprehur se besimi dhe miqësia që ka krijuar me liderë ndër të cilët eshtë edhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, ka ndikuar efektivisht në diplomaci.

Barack Obama iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Fareed Zakeria të revistës “TIME”.

Ai tha se gjatë mandatit të tij ka krijuar miqësi me Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan, Kancelaren Gjermane Angela Merkel, dhe Kryeministrin e Anglisë David Cameron.

Obama vuri në dukje se kjo lidhje miqësore ka bërë që nismat diplomatike të kenë më tepër sukses.

Në reportazhin ekskluziv që zuri vend në revistën “TIME”, Obama bëri të ditur se liderët me të cilët ka lidhur miqësi kanë më tepër besim tek ai.

Ai tha se me mbështetjen e liderëve dhe përpjekjet e tyre të përbashkëta ata kanë arritur të zgjidhin shumë çështje.

(TRT)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!