Me rastin e ndryshimit të azhurimit të Portalit

NJOFTIM NGA REDAKSIA

Lexues të dashur,

Ka kohë që po mendojmë të bëjmë ndryshime ne politikën moderuese dhe redaktuese të portalit tonë, Breziiri.com. Dinamika e jetës, jeta dinamike, zhvillimet rreth nesh dhe larg nesh, çështjet shoqërore, zhvillimet ideore globale, islamistika, etj., kanë bërë që sot të mendojmë për një strategji më të mirë të punës dhe të rikonceptimit të rëndit dhe të azhurimit të publikimeve të reja në portalin tonë.

Pasur parasysh faktin që ky portal ekziston dhe funksionon në bazë të punës vullnetare të një grupi të caktuar, të cilët, edhe krahas angazhimeve të tjera të përditshme jetësore, kanë gjetur kohë edhe të punojnë për këtë portal islam, atëherë është normale që ndonjëherë të ketë pengesa dhe sfida në ecurinë normale të përditësimeve apo azhurimit me materiale të reja.

Nisur nga fakti se sot lajmi është bërë më i shpejt se shumëçka tjetër, atëherë ne kemi menduar që të mos jemi të parët që do ta sjellim atë, për shkak se nuk mendojmë se ky duhet të jetë synim dhe qëllim i yni, me këtë platformë të “Brezit të Ri” që e kemi, porse çështja është se ­çfarë të mire dhe të bukure duhet t’ju sjellim juve. Çfarë do të ishte ajo e bukur që juve do t’ju linte mbresa kur ta lexonit atë; cila do të ishte gjuha fetare që ju do ta mësonit sa herë ta vizitonit portalin tonë; çfarë gjëra të reja do të mësonit aty, e që nuk do të kishit pasur mundësi t’i lexonit në faqe apo portale të tjera, e shumëçka tjetër të dobishme dhe të mrekullueshme.

Për ne, mbi të gjitha, vlerë ka cilësia dhe gjuha fetare. Për t’i arritur këto dy çështje kërkohet një angazhim më i përkushtuar dhe pakës kohë. Andaj, ne kemi vendosur që me materiale të reja, tek ju lexues të dashur, të paraqitemi me kohë të caktuar.

Freskimet me materiale të reja nuk do të jenë të përditshme, por javore. Njëherë në jave, shpresojmë se ju do të mund të lexoni gjëra të këndshme dhe të bukura.  Stafi më i ngushtë punues i Portalit mendon se ky ndryshim do të jetë më efektiv dhe më i dobishëm në arritjen dhe prekjen e qëllimeve dhe synimeve tona.

Le të shpresojmë se publikimet javore do t’ju mbajnë tërë javën duke lexuar gjëra të bukura dhe të dobishme.

Pritja krijon kuriozitet, mirëpo gjetja e gjësë së bukur të kënaq shpirtin.

Ju urojmë mirëseardhje dhe vizita të këndshme!

Portali Breziiri.com

 

 

 

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!