Globus

Luftë elektronike arabo-izraelite

Një hacker nga Arabia Saudite, ka shkaktuar jo pak kokëçarje ditët e fundit në Izrael. Fillimisht, ai publikoi të dhënat sekrete dhe kartave të kreditit të shumë izraelitëve në tre banka, gjë e cila shkaktoi panik dhe frikë tek depozituesit. Sakaq, dy ditë më parë, hackeri në fjalë arriti të bllokojë bursën e Izraelit dhe fluturimet e një kompanie ajrore në vend për disa orë.

Sipas gazetave izraelite, hackeri saudit arriti të depërtojë dhe në faqet e disa ministrive kryesore të Izraelit. Ai ka shkruar në faqen e zv.ministrit të jashtëm Dani Ijalon:”Kërkon falje Dani. Ti nuk je burrë dhe nuk më ndalon dot.”

Nga ana tjetër, një grup hackerësh izraelitë, janë hakmarrë duke bllokuar bursën e Arabisë Saudite dhe atë të Abu Dabit. Në faqet e tyre, ata kanë shkruar se nëse hackerat mbështetës të çështjes palestineze do të vazhdojnë të sulmojnë faqet izraelite, ata do të ndërmarrin sulme më të rënda, duke bllokuar hapjen e faqeve arabe në internet për periudha të gjata kohore.

Hackeri saudian, i cili njihet me nofkën “xOmar” u ka bërë thirrje të gjithë aktivistëve mbështetës të çështjes palestineze dhe lëvizjes Hamas, që ta forcojnë frontin e luftës elektronike kundër Izraelit pushtues.

Nëse këto tentativa dhe sulme do të vazhdojmë, do të kemi një luftë elektronike të hapur mes hackerave arabë dhe atyre izraelitë.

(AO)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!