Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, priti sot me dt. 13 janar 2012 në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, z. Ejup Ramadani.
Në takimin e ngrohtë e vëllazëror, dy krerët e bashkësive dhe njëkohësisht homologë z. Muça dhe z. Tërnava, biseduan për Haxhin 2011, mbarëvajtjen e tij si dhe për xhaminë e madhe të Tiranës. Myftiu Tërnava përgëzoi kryetarin Muça për organizimin e suksesshëm të haxhit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Përsa i përsa i përket ndërtimit të xhamisë së madhe në Tiranë, ai theksoi se më në fund do të ndërtohet ajo që besimtarët myslimanë e kanë pritur prej vitesh në mënyrë që të mos i kryejnë ritet fetare nëpër rrugë, një pamje, kjo sipas tij, jo fort e hijshme.
Nga ana e tij kryetari H. Selim Muça, falënderoi Myftiun Tërnava për këtë vizitë miqësore, duke premtuar se shumë shpejt edhe ai do të vizitojë Bashkësinë Islame të Kosovës.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtues të lartë të KMSH.
(KMSH)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!