Lindje e Mesme

Esadi merr edhe një goditje të re

Esadi merr edhe një goditje të re…

Imad Galjun, anëtari i Asamblesë Popullore të Sirisë i afërt me Partinë Baas që gjendet në pushtet, deklaroi se do ti bashkëngjitet opozitarëve kundër regjimit të Beshar Esadit.

Galjun që është njëkohësisht edhe kryetari i komisionit buxhetor të parlamentitnë një deklaratë të bërë dje për kanalin televiziv El Arabija tha se një numër i madh i anëtarëve të parlamentit dëshirojë të ngre zërin kundër regjimit por nuk e bëjnë për shkak se janë të frikësuar për jetën e tyre.

El Arabija tërhoqi vëmendjen se vendimi i Galjun për t’ju bashkangjitur opozitës përkon me periudhën kur Këshilli Kombëtar i Sirisë publikoi planin për formimin e Këshillit të Lartë Ushtarak.

(TRT)

KS “të veprojë me seriozitet” në Siri

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, i ka bërë thirrje Këshilli të Sigurimit “të veprojë me seriozitet” në Siri, ku situata, siç është shprehur ai, është bërë e papranueshme.

Ban i ka bërë këto komente në margjinat e Samitit për Energjinë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara.

Në anën tjetër, aktivistët kanë bërë të ditur se të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën sot në Siri, në protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 5,000 të vrarë që nga shpërthimi i trazirave, marsin e vitit të kaluar.#

(REL)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!