Shëndeti

Arrat janë plot antioksidantë dhe luftojnë sëmundjet

Shkencëtarët thonë se arrat janë të mbushura me anti-oksidantë, që pengojnë plakjen dhe luftojnë sëmundjet. Pak kohë më parë shkencëtarët deklaruan se edhe shega është plot me antioksidantë.

Sa i përket arrës, shkencëtarët thonë se vetëm shtatë të tilla në ditë ndihmojnë për të ulur kolesterolin dhe për të luftuar sëmundjet.

Profesori Joe Vinson nga Universiteti Scranton në SHBA thotë se arrat luftojnë kolesterolin e dëmshëm. Ato kanë më shumë polifenol se të gjitha llojet e familjes së saj. Megjithatë në Evropë nga familja e arrorëve konsumohen më shumë kikirikët.

(KS)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!