Protesta e Vetëvendosjes, 146 të arrestuar, 28 policë të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se situata në orët e vona të natës është e normalizuar në afërsi të dy pikave kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Sipas Policisë së Kosovës, deri në ora 20.15 numri i përgjithshëm i personave te ndaluar  ka shkuar në 146 veta.

Në magjistralen në drejtim të Merdares është 112 persona, kurse numri i atyre të ndaluar në magjistralen në drejtim të vendkalimit kufitar Dheu i Bardhë është 34 persona.

Gjatë intervenimit në magjistralen në drejtim të vendkalimit kufitar Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës po ashtu ka hasur në rezistencë nga ana e protestuesve dhe si pasojë e saj janë lënduar 3 zyrtarë policorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia theksoi se nga sulmet ndaj policisë me mjete të ndryshme të forta (gurë dhe gjësende tjera të metalta ), janë lënduar 28 zyrtarë policorë

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi në një prononcim telefonik për TV “Dukagjini”-n, ka thyer heshtjen tëreditore, duke u shprehur se të gjitha deklaratat e ditës të lëshuara nga Policia e Kosovës si dhe deklarata e mbrëmjes e lëshuar nga Qeveria janë në një linjë me qëndrimin e Ministrisë së Brendshme.

“Shprehë keqardhjen time për verpimet e dhunës ndajë pjesëtarëve të policisë dhe mbetem fuqimisht i përkushtuar të përkrahë pjesëtarët e policies, të cilët po mbrojnë rendin dhe ligjin për të garantuar lëvizjen e lirë. Përpos kësaj që e thashë për ju, nuk kam ndonjë deklaratë tjetër”, ka thënë ministri Rexhepi.

 

 

(INA)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!