Muslimanët amerikanë hapin klinikën e parë pa pagesë për gratë

Falë bujarisë së organizatës humanitare islame amerikane “The Islamic Circle of North America Relief USA”, si dhe përpjekjeve të mëdha të imamit Muhammed Melhem dhe të mjekes Reshma Khan, në Korolinën jugore, përkatësisht në Charleston, u hap klinika e parë për mjekimin e grave pa pagesë.

Një klinikë e këtillë është e para e këtij lloji në Amerikë. Në të shërbimet do të jenë pa pagesë për të gratë e varfra, për ato gra të cilat nuk posedojnë sigurim shëndetësor dhe që janë mbi 17 vjeç.

Me hapje e kësaj klinike, muslimanët amerikanë edhe njëherë kanë treguar përkushtimin e tyre ndaj Islamit. Ata, pasurinë e tyre, e harxhojnë në rrugën të Allahut dhe në kënaqjen e nevojave të të gjithë qytetarëve amerikanë.

 

(Breziiri)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!