Globus

Vrasja e shkencëtarit iranian, Hamenei akuzon CIA-n dhe Mosadin

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamanei tha se CIA dhe Mosadi qëndrojnë prapa vrasjes së shkencëtarit bërthamor në Teheran.

Në mesazhin e ngushëllimit për familjen e viktimës, Hamenei tha se vrasja ishte kryer ashtu si edhe vrasjet e tjera, me plan apo me mbështetje të shërbimeve të inteligjencës së CIA-s apo Mosadit.

Letra është postuar në faqen e internetit të Hameneit. Kjo akuzë e tij drejt shërbimeve të spiunazhit të SHBA-së dhe Izraelit ishte më e forta, që nga vrasja e Mostafa Ahmadi Roshan, shkencëtar iranian dhe profesor universiteti.

 

(Nga agjencitë)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!