Muslimanët e Uashingtonit në SHBA do të organizojnë një protestë përpara Shtëpisë së Bardhë ku do të kërkojnë të takohen me ligjvënësit e këtij shteti duke kërkuar luftimin e rritjes së fenomenit të islamofobisë.
Arselan Buhari, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhënie Islamo-Amerikane në Uashington, në lidhje me këtë ka thënë: “Kjo protestë e cila organizohet nga zyra e Këshillit për Marrëdhënie Islamo-Amerikane në Uashington, do të mbahet me 16 janar, ditë kjo e cila është emëruar si “Dita e muslimanëve të shtetit të Uashingtonit në Pallatin e Kongresit”, raporton Irib.
Kjo protestë, njëherit vije si reagim ndaj retorikës islamofobe nga shumë zyrtarë dhe personalitete të njohura në SHBA, sidomos në këtë kohë ku po zhvillohen zgjedhjet brenda partive politike për kandidatë presindecial, të cilët do të garojnë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në këtë vit.
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!