Ahmed Tajjib, shejhu i Ez’herit, duke theksuar gadishmërinë për të shkuar në Palestinë dhe për të rënë dëshmor në tokën e saj në rast se do të bashkoheshin grupet palestineze, ka thënë se rezistenca është e drejtë e pakontestueshme e popullit të Palestinës të cilën e pohon edhe sheriati islam si dhe ligjet e konventat ndërkombëtare.
Në një kumtesë për media, të cilën e transmeton gazeta “Imarat-ul-Jeum”, shejhu i Ez’herit, para disa ditësh, është shprehur: “Rezistenca e popullit palestinez ndaj okupimit të regjimit sionist të Izraelit është e drejtë e tyre që nuk mund t’ua mohojë askush, gjë që edhe vetë mësimet e fesë islame dhe ligjet ndërkombëtare e konsiderojnë si një akt legjitim.”
Ai, ndër të tjerash, ka shtuar se është i gatshëm të bie dëshmor për të mbrojtur tokën palestineze në rast se një gjë e tillë do të kërkohej, para së gjithash, nëse për një rezistencë të tillë do të ishin bashkuar grupet palestineze.
“Lufta dhe rezistenca kundër armikut është një çështje e domosdoshme duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe mjetet e mundshme, sepse ,nëse nuk përdorim forcën, regjimi izraelit nuk do të heq dorë prej asnjë pëllëmbe të tokës së Palestinës”, ka deklaruar Ahmed Tajjib, shejhu i Ez’herit.
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!