Libri me titull “Toka” është një referencë bazë në shumë universitete të botës. Njëri prej dy bashkautorëve të tij është prof. Frank Press. Ai ka qenë këshilltar shkencor i presidentit amerikan Xhimi Karter dhe për 12 vjet ka mbajtur postin e presidentit të Akademisë Kombëtare të Shkencës, Washington D.C. Libri i tij thotë se malet kanë rrënjë nëntokësore (1), të cilat janë të ngulura thellë në tokë. Për këtë arsye malet kanë formën e një kunji të ngulur në tokë (fig. 1, 2, 3).

Figura 2: Paraqitje skematike. Malet, sikurse kunjat, kanë rrënjë të thella të mbërthyera në tokë. (Anatomy of the Earth, Cailleux, f. 220.)

Figura 3: Një ilustrim tjetër i cili tregon se malet janë sikur kunjat për shkak të rrënjëve të tyre të thella. (Earth Science, Tarbuck dhe Lutgens, f. 158.)
Ja sesi i përshkruan Kurani malet. Zoti thotë: “A nuk e bëmë Ne tokën si shtrat dhe malet si kunja (të ngulura).” {Kuran, 78: 6-7}
Shkenca moderne ka vërtetuar se malet kanë rrënjë të thella që mund të arrijnë nën sipërfaqen e tokës në thellësi disa herë më të madhe se sa pjesa e ngritur mbi sipërfaqe (2) (fig. 3). Kështu fjala më e përshtatshme për të përshkruar malet, duke u bazuar në këtë informacion është fjala kunj, meqenëse pjesa më e madhe e kunjit është e ngulur në tokë. Teoria e maleve me rrënjë të thella nën tokë, është prezantuar vetëm në gjysmën e dytë të shekullit 19-të.(3) Nga ana tjetër, malet luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e kores së tokës,(4) duke penguar lëkundjet e mundshme të saj. Zoti thotë në Kuran: “Dhe Ai vuri male të patundura në tokë, në mënyrë që ajo të mos lëkundet me ju …” (Kuran, 16:15) Në të njëjtën mënyrë, teoria moderne e rrafshit tektonik mban të njëjtin qëndrim për sa i përket rolit të maleve. Ajo pohon faktin se malet shërbejnë si stabilizues për tokën. Kjo gjë filloi të kuptohej diku nga fundi i viteve gjashtëdhjetë (5). A është e mundur që një njeri në kohën e Muhamedit (paqja qoftë mbi të) të ishte në gjendje të dinte formën e vërtetë të maleve? A mund të imagjinojë ndonjë person se një mal masiv e solid shtrihet thellë në tokë dhe ka rrënjë, ashtu siç pohojnë shkencëtarët sot?
Një numër i madh librash gjeologjikë, kur flasin për malet, përshkruajnë vetëm pjesën e dukshme të tyre. Kjo sepse këto libra nuk janë shkruar nga ekspertë të gjeologjisë. Sidoqoftë gjeologjia moderne ka konfirmuar vërtetësinë e ajeteve kuranore.
_______________________________________________
(1) Earth, Press dhe Silver, f. 435. Shiko edhe “Earth Science”, Tarbuck dhe Lutgens f. 157.
(2) “The Geological Concept of Mountains in the Qur’an”, El-Negar, f. 5.
(3) “The Geological Concept of Mountains in the Qur’an, El-Negar”, f. 5
(4) The Geological Concept of Mountains in the Qur’an, El-Negar, f. 44-45.
(5) “The Geological Concept of Mountains in the Qur’an”, El-Negar, f. 5.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!