-Kur gjenerali Goro fitoi luftën që zhvillohej jashtë Damaskut kundër ushtrisë „Mejselun“ (myslimane), ai shkoi te varri i Salahuddin Ejubiut që ndodhet afër xhamisë „El-Umevijj“, e qëlloi varrin e tij me shqelm dhe tha:
„ Ja, ne u kthyem përsëri, o Salahuddin “.
-Z. Bido, ministër i Punëve të Jashtme tëFrancës, me fjalën e tij vërteton se francezët janë kryqtarë.
-Kur disa nga deputetë të Parlamentit francez e vizituan dhe kërkuan prej tij që ta ndërpres luftën që zhvillohej në Marakesh (Maroko), ai u përgjigj me këto fjale:
“Kjo luftë është luftë midis gjysmëhënës (myslimanëve) dhe kryqit “.
-Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Gabriel Hanoto, u gëzua shumë kur u prish lidhja e fortë e Tunizisë me vendet islame, me Mekën dhe me të kaluarën e saj islame, por edhe kur Franca e detyroi Tunizinë që të ndajë fenë nga politika shtetërore.
- Me rastin e njëqindvjetorit të pushtimit francez të Algjerisë, udhëheqësi i forcave franceze në këtë vend thotë: “Për të sunduar algjerianët, ne duhet medoemos që t’u heqim Kur’anin nga goja… dhe t’ua fshijmë nga vetëdija gjuhën arabe.“
Në vazhdim po japim atë që ndodhi në Francë lidhur me angazhimin e tyre në këtë drejtim: Për heqjen e Kur’anit nga zemrat e të rinjve algjerianë, Franca bëri një eksperiment duke zgjedhur 10 femra të reja myslimane të Algjerisë, të cilat i regjistroi nëpër institutet franceze dhe i veshi si të gjitha të rejat e tjera franceze. Pasi kaluan 11 vjet mundimi, erdhi koha e festimit të maturës së tyre ku qenë ftuar ministra, intelektualë, gazetarë e të tjerë.
Sapo filloi festimi, të gjithë të pranishmit u befasuan kur vashat algjeriane hynë me veshjen e tyre islame algjeriane…
Lidhur me këtë ndodhi u bënë polemika të shumta në gazetat franceze, sidomos rreth faktit se çfarë arriti Franca për 128 vjet sundimi në Algjeri?!
Rreth kësaj dileme ja se si u shpreh ministri francez për çështje të kolonializmit në Algjeri, La Kost:
„ Çka mund të bëjë unë, kur Kur’ani është më i fortë se Franca “?!
- Njëri nga nëpunësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, në vitin 1952 thotë:
“Rreziku i vërtetë që na kërcënohet drejtpërdrejt e në mënyrë të egër është rreziku nga Islami…“
Më tutje ai thotë:
- Le t’i jepet botës islame e gjithë ajo që e dëshiron, përveç prodhimtarisë industriale e teknike. Nëse nuk arrijmë që ky mysliman e ky vigan të rrijë lidhur me zinxhirë të paditurisë dhe të kompleksimit, ta dini se atëherë do të pësojmë dështim fatal dhe kështu rreziku nga bota arabe dhe nga energjitë e mëdha islame do t’i kanoset Perëndimit dhe do t’ia marrë rolin e saj udhëheqës në botë.”
- Arnold Tuinbi në librin e tij: “Islami, Perëndimi dhe ardhmëria” thotë:
“Uniteti i popujve islamë është në gjumë, por ne duhet të kemi parasysh se ai që është sot në gjumë, një ditë do të zgjohet “.
- Para luftës së Kudusit, me 1967, ithtarët e Izraelit organizuan në Paris një demonstratë, nën parullat e së cilës ecte edhe Zhan Pol Sarti.
Në këto parulla edhe në sëndukët për ndihmë vullnetare Izraelit shkruhej vetëm një urdhër me dy fjalë:
“Vritni myslimanët!” Në këtë mënyrë u rrit entuziazmi i kryqtarëve perëndimorë. Francezët vetëm për katër ditë grumbulluan ndihma vullnetare prej një mijëmilionë frankash… Izraeli shtypi kartela ku shkruhej “Humbja e gjysmëhënës”,
Përgatiti:
Bujamin Salija
Literatura e shfrytëzuar:
1. „El-Kaumijjeh vel-Gazvul-Fikrijj“, f. 84
2. „Me’satu Marakish“, i autorit Rom Roland, f. 310
3.„Hanutto Gabriel“, f. 21
4. „E-menar“, nr. 9,11,1962
5. „El-ejjam“, nr. 7780, botuar më 6.12.1962
6. „Islami, Perëndimi dhe ardhmëria“, f. 73
7. „Xhundull-llah“, f. 28
P.S. Qëndrimet e shprehura në këtë rubrikë janë të vet autorëve dhe nuk e pasqyrojnë politikën redaktuese të Portalit Breziiri.com
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!