Universiteti i parë, kafeja, brusha për pastrimin e dhëmbëve, midis tyre përfshirë edhe kontributin mbi Optikën, në befasi të shumicës janë vetëm disa nga zbulimet e muslimanëve të cilat i dhanë formë botës aktuale.
Kësaj rradhe, për ju të dashur lexues të Portalit Breziiri.com, sot do të sjellim vetëm një informacion të shkurtër mbi atë se si njerëzit arrijnë t’i shohin objektet dhe se si reflektohet drita në sy.
Optika (Si arrijmë t’i shohim objektet?)
Grekët e lashtë mendonin se sytë tanë emetojnë rrezet e dritës, krahas laserit, dhe për këtë edhe mundë të shikojmë. Personi i parë që kuptoi se drita depërton në sytë tanë, e nuk del nga ato, ishte matematikani, astronomi dhe fizikani islam Ibën el – Haithem.
Ibën el – Haithemi e zbuloi për herë të parë “Camera Obscura” (fjala kamerë rrjedh nga gjuha arabe ‘qamara’, që nënkupton dhomën e errët dhe të ndarë), ku sqaron se si syri shiqon fotografinë të kthyer për 180 shkallë duke pasur parasysh lidhjen ndërmjet nervit dhe trurit
Ibën Haithemit, përveç tjerash, i takon merita edhe për vendosjen e fizikës si shkencë në kuptimin modernë të fjalës “fizikë” (shkencë e mbështetur në eksperiment) dhe ekzekutimin e saj nga rrethi i filozofisë.
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!