Njeriu i akuzuar nga autoritetet amerikane për planifikim te sulmeve terroriste, është takuar me islamistë radikalë gjatë vizitave të tij në Kosovë, ka thënë një zyrtar i lartë kosovar për agjencinë Associated Press.
“Agjencitë ndërkombëtare kanë njoftuar autoritetet e Kosovës që Sami Osmakac mund të jetë i lidhur me ekstremistë islamikë”, i tha ky zyrtar agjencisë AP.
Ai tha se 25-vjeçari, një shqiptar etnik dhe qytetar amerikan i natyralizuar, ka diskutuar “çështje në mbështetje të elementëve radikalë” me individët të cilët i ka takuar.
Zyrtari foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Ai nuk pranoi të japë më tepër hollësi.
Sami Osmakac, i lindur në Kosovë, është arrestuar nga autoritetet e SHBA-së nën akuzat se ka planifikuar “sulme në zonën Tampa të Floridës”, për t’u hakmarrë, siç thuhet, për të këqijat që u janë bërë myslimanëve.
Sipas lëndës së përpiluar nga Gjykata Federale e SHBA-së, 25-vjeçari ka incizuar një video tetëminutëshe, ku ka shpjeguar përse donte të bënte terror në zonën Tampa Bej.
(GE)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!