
Në pamundësi për t’i nxjerr të gjitha fotografitë e personazhëve që përmend autori, ne menduam t’i nxjerrim vetëm këto katër, si më të pikantet.
Masonët dhe Illuminati, për të treguar pushtetin e tyre, si dhe inkorporimin e tyre në industrinë e filmit dhe të muzikës, vendojnë edhe aty simbolet e tyre. Këtë e bëjnë në mënyrë shumë precize, saqë popullata dhe ndjekësit e pranojnë atë si diçka e cila është në trend, por nuk e kuptojnë se ato shenja në esencë tregojnë, infiltrimin e këtyre organizatave sataniste në këto industri.
Ne në temën e kaluar, sollëm disa simbole të kompanive dhe organizatave të ndryshme, në të cilat haset syri gjithpamës. Në vazhdim do të sjellim edhe disa fotografi, për të treguar se sa është e famshme sot në Hollywood dhe në MTV, mbulimi i njërit sy.
E kjo qartë tregon se këta njerëz janë shërbëtor dhe ushtar të Dexhallit i cili do të jetë me një sy. Këngëtarët dhe artistët, të cilët do t’i sjellim, janë ndoshta më të njohur për publikun e gjerë, andaj ne vetëm do t’i sjellim fotot.
Këtu janë këngëtarët më të njohur si Rihanna, Jay-Z, Justin Timberlake, Shakira, Lady Gaga, Seline Dion, Eminem, Busta Rhymes, Nelly Furtado, Christina Aguilera, etj. Shihni vet, dhe jepni konkludim, se vallë a është e mundur që të gjithë këto këngëtar, të jetë e rastësishme që e mbulojnë njërin sy?! Ndoshta disa nuk e dinë se përse e bëjnë një gjë të tillë, e bëjnë të gjithë do ta bëj edhe unë! Por një grup tjetër e dinë shumë mirë se përse e bëjnë këtë shenjë.
-Vazhdon-
Shkruan: Shaban Tairi
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!