Bullgaria pranon zyrtarisht politikën asimiluese ndaj myslimanëve

Rezoluta e përgatitur nga ish-kryeministri dhe lideri i partisë Demokratët për një Bullgari të Fuqishme, Ivan Kostov, u mbështet nga 112 deputetë, nga 115 që morën pjesë gjithsej në votim, ndërsa 3 të tjerë abstenuan.

Përmes rezolutës kërkohet rishqyrtimi i padive që vazhdojnë të zvarriten për 20 vjet me të pandehur personat përgjegjës të fushatës asimiluese, si dhe dënimi i fajtorëve.

Në rezolutë u dënua me një gjuhë të prerë politika asimiluese që është ndjekur ndaj myslimanëve në Bullgari.

Ivan Kostov tha se rezoluta është një dokument që duhet mbështetur nga të gjitha forcat politike në parlament.

Ndërsa kryetari i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, ku shumicën e anëtarëve të kësaj partie që përkrahën dhe i dhanë mbështetje rezolutës e përbëjnë turqit, Lutfi Mestan, tha se “rezoluta ka karakter juridik, politik dhe moral”.

Në votim nuk morën pjesë deputetët e Partisë Socialiste të Bullgarisë, që është partia kryesore e opozitës bullgare, dhe të partisë raciste, ATAKA, të cilët dolën kundër rezolutës në fjalë gjatë shqyrtimit të saj në komisionin e të drejtave të njeriut.

Rezoluta është e rëndësishme, për faktin se ajo është dokumenti i parë qe shteti bullgar ka pranuar në mënyrë zyrtare fushatën asimiluese që është ndërmarrë kundër turqve që jetojnë në Bullari.

Më shumë se 250 mijë turq dhe myslimanë u detyruan të braktisin tokat e tyre dhe të emigrojnë drejt vendeve të tjera, dhe po kaq të tjerë u masakruan.

Në 100-vjetorin e fatkeqësisë ballkanike në mbarë Turqinë do të organizohen aktivitete përkujtimore.

(TRT)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!