Tetovë

Besimtarët falin namazin edhe në Kodrën e Diellit

Në Kodrën e Diellit ditën e diell është falur namazi i drekës. Siç shihet nga fotografija disa dhjetëra besimtarë i kanë lënë sajat dhe skijat anësh dhe kanë filluar faljen e namazit të drekës ora 12.00, njofton portali “tetova1″.

Sipas disa turistëve maqedon ata kur kanë dalur prej Kishës Shën Naum Ohridski kanë parë dhejtëra besimtarë musliman duke u falur. Pas faljes së namazit ata kanë vazhduar me skijimin.

Kjo është edhe një argument se në Kodrën e Diellit ka nevojë të ndërtohet një Xhami sepse derisa besimtarëve ortodoks u mundësohet ndjekja e rriteve fetare një gjë e tillë nuk u mundësohet besimtarëve musliman të cilët realisht janë shumë më tepër në numër

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!