Kamata dhe interesi bankar (ribaja) në antikitet, në islam dhe në trendin modern

Mr. Xhemail Çupi

Institucioni i interesit ka qenë në disavantazh që prej antikitetit për shkak se shtypte të varfrit. Egjiptianët dhe grekët e lashtë e kundërshtuan kamatën si praktikë e dëmshme shoqërore. Soloni,  një jurist i njohur dhe njëri nga shtatë të mençurit e Greqisë, u mundua ta ndalonte kamatën në ligjet e tij. Aristoteli, filozofi më i famshëm grek, po ashtu e kundërshtoi kamatën. Ai tha se kamata ishte një nga gjërat më të dëmshme për shkak se përfaqësonte një fitim pa punë nga kapitali.

Krishterimi gjithashtu thotë se kamata është mëkat dhe ligjvënësit romakë gjatë epokës së krishterizmit kaluan një numër ligjesh, të cilat ose e ndaluan kamatën ose e kufizuan përqindjen e interesit të aplikuar. Qëllimi ishte që të mbronte të varfrit nga shtypja e të pasurve.

Reformistët ishin të parët që e kthyen interesin në bazë institucionale. Reformistët filluan të pohojnë se huadhënia me interes ishte një praktikë e cila duhej të nxitej posaçërisht nëse paraja nevojitet për sipërmarrje produktive.

Trendi modern i opinionit për interesin është se interesi është gjë e ligë

Dijetarët kanë dhënë koncenzus se interesi ose luhatja e përqindjes së interesit janë ndër shkaqet kryesore të jostabilitetit ekonomik të kohëve moderne, edhe atë: duke marrë formën e ciklit tregtar; në formë të padrejtësive në shpërndarje të të ardhurave kombëtare;  dhe në formë të pengesave në rrugën e arritjes së punësimit të plotë.

Ekonomistët modern nuk kanë krijuar një zgjedhje praktike, disa mbrojnë internacionalizmin e prodhimit : vendosjen e prodhimit të lëndës së parë nën kontrollin e organizatave ndërkombëtare (shkolla e Lord Boyd-Orr), por mund të themi lirisht se kjo teori s’është realizuar asnjëherë në praktikë.

Pikpamja e shkollës liberale thotë se nëse kapitali nuk është në gjendje të fitoj interes, akumulimi i kapitalit nga individi duhet të ndalet.  Poseduesi i kapitalit do të jetë i pakënaqur ndaj kapitalit të tij duke ja dhënë  dikujt  tjetër dhe kjo të mos i sjell atij asnjë shpërblim.

Gjatë njëzet viteve të kaluara ka pasur një ndryshim pikëpamjesh mbi përqindjen e interesit, këtu vlen të përmendim “Teorinë e Lordit Keynes”. Lordi Keynes deklaron se përqindja e lartë e interesit do të paaftësonte aktivitetin industial dhe kështu do të prekte të ardhurat e individit në mënyrë indirekte, të cilët janë burim kapitali.  Sipas tij që të ulet interesi duhet të plotësohen këto kritere: kreditë në dispozicion janë thelbësore për një progres industrial; do të kishte qenë gjë e mirë që kredia të jetë në dispozicion vetëm për shtetet në zhvillim sesa për ato që janë plotësisht të zhvilluara; në një mënyrë që të sigurohet punësimi atëherë të ardhurat nacionale në mënyrë të pashmangëshme do të rriteshin dhe kapitali do të akumulohej në duart e individëve, në rrethana të këtilla përqindja e interesit do të ulej në zero.

Nuk ka dyshim se Lordi Keynes ka shkaktuar (pa ekzagjerim) atë që mund të quhet revulucion në të menduarit ekonomik, posaçërisht në aspektet që prekin interesin dhe kapitalin. Ndikim të fuqishëm ai kishte te Hicks, Shackle dhe Harrod.

Professr Harrod pohon që interesi mund të shfuqizohet plotësisht

Në librin e tij “Towards a Dynamic Economics” thotë : “…është e pamundur kontrollimi ose ndalja e ndodhjes së cikleve tregtare vetëm nëse krijohet mbi baza ndërkombëtare një sistem i ri ekonomik dhe pa interes”. Sipas tij interesi mund të shfuqizohet nëse gjendet kapital i tepërt për financimin e sipërmarjeve prodhuese që nevojitet në shtetet e zhvilluara. Sipërmarresit në këto rethana nuk duhet ti kërkohet të paguaj interes për kapitalin që ai huazon për biznesin e tij. Nuk ka arsye që të mos gjindet kapital tepricë përderisa ekonomia bazohet në punësim të plotë.

Por nëse kësaj teorie i kundërvihemi se shfuqizimi i interesit do ti jepte fund kursimeve dhe investimeve!  Ai do na ishte kundërpërgjigjur se kur ka punësim të plotë (me paga të arsyeshme) do të ketë pak shansa për investim por mungesa e shansave për investim nuk do ta ndalonte individin nga akumulimi i kapitalit.

Ç’thotë Kur’ani për ribanë ?

Pikpamja islame është se RIBAJA (kamata dhe interesi) është Haram. Thotë Zoti xh.sh. në Kur’anin Famëlartë:

“O ju që besuat, kini frigë Allahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga (ribaja) kamata. E nëqoftëse nuk e bëni, atëherë binduni se jeni në konflikt me Allahun dhe të Dërguarin e tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj, askënd nuk dëmtoni e as vet nuk dëmtoheni…”(Kur’an, Ali Imran 130).

Allahu xh.sh. thotë gjithashtu:

“O ju të cilët besuat, mos e hani kamatën që po e shumfishoni dhe kini frigë (dënimin e) Allahut, që të gjeni shpëtim”. (Kur’an, Ali imran 276).   

Sipas disa juristëve islam Ribaja është kuptuar si “kamatë” ose “interes i kamatës”. Të tjerët e kuptojnë si “interes” me çdo përqindje. Kurse sipas Muhamed Ebu Saud dmth : çdo shtesë përtej dhe mbi shumën bazë të marrë hua dhe përfshin kamatën dhe interesin në çdo pikpamje.

Ribaja ndahet në dy pjesë:

1.Riba el xhahilije- (kamata e shoqërisë paraislame) që dmth : produkti i dhënë hua dyfishohet ose shumfishohet me kalimin e kohës. Ndalesa e riba el xhahilije është e prerë (absolute) – e themeluar me një tekst të prerë kur’anor. Ndryshe quhet edhe Bejun bin nesieh. Paqartësia në këtë kamatë qëndron në atë se kushti i ritjes së kamatës  ishte në afatin e parë të dhënies së huasë apo u bë gjatë afateve pasuese?

Në shoqërinë paraislame rasti i parë ishte kur kredia ofrohej e liruar nga interesi në afatin e parë, kjo vinte në shprehje vetëm kur debitori dështonte ta kthente borxhin në afatin e parë, dhe rasti i dytë kur kishte hua me kushtin e shtimit, dmth: prej në fillim përcaktohej interesi. Por në një shoqëri me themelim siç ishte shoqëria komerciale e Mekës apo komuniteti çifut i Medines nuk mund të imagjinohej që ata mos e kushtëzonin një shtim në çmimim normal të artikullit të tyre në fillim të marveshjes. Kjo është e njejtë si interesi bankar, i vetmi dallim është se te riba en nesieh shuma bazë dyfishohet dhe shumëfishohet sipas marveshjes , kurse në interesin e bankave laike interesi është disi më i vogël, përsëri sipas marveshjes, pra dallimi është në masën e interesit.

2. Riba el Fadl – çdo riba që ekziston përveç ribasë së njohur gjatë kohës së injorancës paraislame.

Ribaja në huatë prodhuese dhe joprodhuese

 Ribaja është e ndaluar edhe në huatë jo prodhuese (konsumuese)  edhe te huatë prodhuese (për nevoja komerciale). Argument për këtë kemi atë se arabët paraislam ishin një komunitet kryeshisht komercial, dhe nuk njihet ndonjë kohë që ato e kanë ndalë ribanë në huat komerciale. Argument për këtë kemi versetin Kur’anor “…ngase ato thanë: “tregtia është si ribaja (kamata) “, por Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën”. (Kur’an, Bekare 275)

 Ku është esenca e ndalesës së Ribasë?

 Një musliman nuk duhet të marrë një shpërblim tjetër përvec atij të aritur me punë dhe përpjekjen e tij. Thotë Zoti në Librin e Tij: “dhe thuaj: “Veproni, Allahu do ta sheh veprën tuaj edhe i dërguari i tij e besimtarët…(Kur’an , Tewbe: 105)

Ndihma që e jep muslimani muslimanit nuk duhet të shpërblehet prej askujt tjetër pos prej Allahut xh.sh. (e më pak nga ndonjë nevojtar).

Për huadhënësin huaja është kapital i thjeshtë që mund të rij kot, të cilën ai mund të  mos jetë në gjendje ta shfytëzoj në mënyrë direkte.

Polemika

 Ata që mbrojnë kamatën arsyetojnë se interesi është një kërkim shpërblimi për shkak se ka marrë përsipër një problem / një risk dhe ndoshta kalon nëpër vështirësi të mbledhjes së kapitalit që është dhënë hua, Islami u përgjigjet atyre se huadhënësi e ka analizuar edhe faktin që ndoshta huamarësi nuk do mund ta paguaj borxhin, prandaj ai jep hua vetëm aq para sa nuk i nevojiten për një kohë të caktuar. Kur huadhënësi jep një hua, ai merr në konsideratë para kohe fatin e keq të huamarësit dhe mendon seriozisht për mundësin që paraja e tij mund të mos i kthehet për ndonjë arsye ose tjetër. Dhe një huamarës i arsyeshëm mer hua vetëm nëse ka sigurime adekuate për kthim të saj, se përndryshe nuk kishte marrë hua.

Pertneriteti modern në banka laike dhe partneriteti i lejuar islam

 Ata që mbrojnë kamatën pretendojnë se interesi bankar në partneritetin modern dhe partneriteti që është i lejuar në Islam janë të njejtë.

Dijetarët e jurispodencës islame thonë se nuk janë të  njejtë interesi bankar dhe partneriteti i lejuar islam. Partneriteti i lejuar islam është fitim dhe humbje për të dy grupet (investitori dhe agjenti i bankës). Në rast fitimi, të dyja palët marin hisen e tyre në mënyrë proporcionale, siç janë marrë vesht në fillim. Në rast humbjeje, furnizuesi humbën kapitalin e tij, kurse agjenti humbën pagesën e punës së tij.

Kurse në partneritetin modern të interesit të bankës me fitim të garantual për kapital, investitori cakton fitime fikse. Në rast fitimi tepricë agjenti i punës është i kënaqur më të. Në rast humbjeje, investitori nuk merr pjesë as edhe me një cent nga përqindja e garantuar e fitimit të tij, ndërsa agjenti i punës duhet të jetë përgjegjës që të sajoj disa mjete për të kompenzuar humbjen, përveç humbjes së asaj që ia duhet të fitonte për punën  e tij.

Si konkludim kemi të drejtë të pyesim: Pse Kur’ani nuk është marrë më thellësisht për degët e Ribasë? Përgjigjja është e thjeshtë. Kur’ani ka për qëllim ndalimin e RIBASË si system.

 

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!