Kriza siriane

Assad fajëson “komplotistët e huaj” për situatën në vend

Në një fjalim të rrallë drejtuar kombit, presidenti sirian, Bashar Al-Assad, ka fajësuar “komplotistët e huaj” për përpjekjet për të destabilizuar Sirinë. Ai ka thënë se “komploti i huaj është i qartë për gjithsecilin”, teksa protestuesit vazhdojnë kryengritjen ndaj regjimit të tij.

Në fjalimin e tij të parë në muajt e fundit, Assad ka theksuar se “aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë janë përpjekur të destabilizojnë vendin”. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë muajin e kaluar se më shumë se 5 mijë civilë janë vrarë që prej fillimit të trazirave në muajin mars.

Shtypja e protestuesve nga ana e forcave qeveritare ka bërë që Siria të jetë pre e sanksioneve të shumta të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OKB-së./koha/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!