Kandidati presidencial dhe ish sekretari i Ligës Arabe, Amr Musa, doli nga namazi i xhumasë në sheshin Tahrir me kundërshtimin e besimtarëve për shkak të ardhjes në xhami.
Në xhaminë Omar Makram, e cila ndodhet në sheshin Tahrir, pati një grindje të vogël mes përkrahësve të ish sekretarit të Ligës Arabe dhe një grupi që kundërshtonte ardhjen e tij në xhami.
Kundërshtarët e kandidaturës së Musës për president e akuzojnë për lidhje me regjimin e ish presidentit Mubarak.
Imami i xhamisë, Mazhar Shahin zemëroi turmën e besimtarëve në xhami kur përshëndeti ardhjen e Amr Musës për faljen e namazit të xhumasë. Njëri prej besimtarëve që ishin në xhami me zë të lartë tha: “Nuk do t’i urojmë mirëseardhje mbetjeve të regjimit të ish diktatorit”.
Kundërshtarët e kandidaturës së Amr Musës qëndronin para xhamisë duke thirrur “Poshtë qeverisja ushtarake”, “Poshtë Amr Musa”.
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!