Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë Iranian për të Drejta të Njeriut është cituar të ketë thënë sot se homoseksualiteti është një sëmundje.
Agjencia iraniane e lajmeve, Fars ka cituar Mohamad Javad Larijani të ketë thënë se Perëndimi thotë se martesa e homoseksualëve duhet të lejohet në kapitullin për të drejta të njeriut; sido që të jetë, “ne mendojmë se është një imortalitet seksual dhe një sëmundje”, ka thënë Larijani.
Raportohet se këto komente ai i bëri gjatë një takimi në Teheran me politikanin gjerman, Tom Koenigs, i cili udhëheqë një komision për të drejta të njeriut në parlamentin gjerman.
Në Iran dhe sipas ligjit të ashpër islamik, homoseksualiteti dënohet me vdekje.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!